Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­n Ngoo e Kalu, premtojnë gola dhe... trofe

Sulmuesi dhe mbrojtësi: Bardheblut­ë, shans për karrierën

- ADELA MERKO

Majkëll Ngoo dhe Orji Kalu nisin zyrtarisht aventurën e tyre si bardheblu. Sulmuesi dhe mbrojtësi janë prezantuar dje në ambientet e klubit, ndërsa nuk kanë hezituar që të bëjnë edhe premtime. Objektivat e Tiranës tashmë dihen: ngjitja në elitë dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë dhe një gjë të tillë e kanë të qartë që të dy. Lojtari i dalë nga Liverpuli premton golat, ndërsa qendërmbro­jtësi i përfaqësue­s së Nigerisë realizimin e objektivav­e. "Për mua, është një mundësi mjaft e mirë për të vijuar karrierën. Kam ardhur në një klub të madh, me shumë histori dhe, pavarësish­t se nuk do të luajmë në Superiore, klubi ka objektiva dhe një projekt serioz. Më ka pëlqyer qyteti dhe ndihem mjaft mirë. Premtoj që do të jap më të mirën time dhe të shënoj sa më shumë për ta ndihmuar skuadrën", u shpreh për faqen zyrtare të klubit 24vjeçari Ngoo, i cili ka firmosur për 1 vit. Bashkë me anglezin u prezantua edhe Orji Okabue Kalu, i cili gjithashtu ka dhënë përshtypje­t e tij të para për këtë aventurë. "Jam i lumtur për këtë mundësi. Kam parë në këto dy ditë që skuadra ka shumë cilësi dhe kam besim që do të jetë një vit i mirë për ne. }yteti më pëlqen dhe kushtet që kam gjetur këtu janë shumë të mira. Do të jap maksimumin tim për ta ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat", ka thënë 2~vjeçari nga Nigeria, i cili për dy vite do të jetë i Tiranës.

AN LEZI - Tirana shpreson që me Majkëll Ngoo t'i ketë dhënë fund krizës së sulmit. Lojtari, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Liverpulit, ku është stërvitur dhe ka krijuar miqësi me emra si Sterling apo Suso, tashmë është pjesë e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Historia e futbollist­it është shumë e veçantë, pasi në vitin kur ai mendoi se kishte bërë lëvizjen e duhur në karrierë, duke iu bashkuar Kilmarnok në Skoci, pësoi një dëmtim horror që ia shkaktoi "ylli" aktual i Premier Ligës, Van Dijk. " thashë menjëherë mjekut tonë se Van Dijk ishte munduar të më hiqte qafe. Para asaj ndërhyrjej­e, mes nesh kishte një shkëmbim batutash. Pastaj ai më erdhi nga mbrapa. Mendoj se e bëri me dashje. Ai as nuk më telefonoi ditën tjetër dhe ky ishte një zhgënjim shumë i madh", tha asokohe Ngoo.

 ??  ?? Majkëll Ngoo, sulmues 24-vjeç
Majkëll Ngoo, sulmues 24-vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania