Panorama Sport (Albania)

I kishte skaduar viza, Orelesi ndalet në kufi

Shkodranët i bëjnë të gjitha vetë, Cungu: Kishim mungesa

- ADMIR URUÇI

Nuredin Orelesi bllokohet në kufi. Vllaznia u nis dje drejt Malit të Zi për të luajtur një miqësore me Deçiçin vendës, por rrugës humbi nigerianin. Lojtari nuk u lejua që të kalonte në doganë, pasi i kishte skaduar viza dhe vetëm një ditë përpara. Por, lojtari e ka kuptuar këtë gjë vetëm kur arriti në kufi. Rregullat janë të prera, ndaj mesfushori është kthyer sërish në Shkodër, ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit që vijuan rrugëtimin. MIQËSORJA

Vllaznia i ka bërë të gjitha vetë në Tuz. Ata kanë barazuar me shifrat 1-1, ndërsa goli i shënuar prej Krujës në të 15ën u zhvlerësua prej një autogoli të Mehmetajt. Në pjesën e parë nuk kanë munguar rastet e shumta, megjithatë finalizimi nuk ka qenë i duhuri. Duhet thënë që grupi kishte disa mungesa të rëndësishm­e dhe kjo u pasqyrua në fushë. Në këtë pjesë për kuqeblutë janë aktivizuar, përveç Melkës, edhe Gurishta, Pjeshka, Marku, Ruqi, Tafili, Bardulla, Vucaj, Lika, Kruja, Kalaja. Sakaq, fraksioni i dytë u shoqërua me një sërë zëvendësim-

esh. Lëvizjet në formacion kanë bërë që loja e kuqebluve të binte, duke u dhënë më shumë hapësira vendësve që të barazonin. Në të 72-ën, Mehmetaj, në tentativë për ta larguar topin nga zona, e dërgon atë në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në finish.

CUNGU

Armando Cungu, pas kthimit në Shkodër, për gazetën ka deklaruar se mungesat bënë të vetën. Trajneri ka mbetur i kënaqur vetëm nga 30 minutat e para, ndërsa evidenton se ka ende nevojë për prurje. "Mund të them se ishte një pjesë e parë përgjithës­isht pozitive. Sidomos në 30 minutat e para e dominuam ne lojën, ndërsa e qarkulluam mirë topin dhe, për rrjedhojë, erdhi edhe goli. Pas minutës së 30-të na ra ritmi disi, megjithatë e mbyllëm këtë pjesë në avantazh. Në të dytën pas fillimit të zëvendësim­eve, kuptohet që niveli i lojës tonë ra, megjithatë edhe ne patëm 2-3 momente tonat që duhej t'i shfrytëzon­im për të mbyllur ndeshjen, por gabuam. Kundërshta­ri e rriti lojën dhe pas një aksioni, erdhi edhe autogol. 1-1 në këtë miqësore, e cila në fakt nuk na vlejti shumë. Kjo, sepse kishim mungesat e Krymit, që është me Shpresat, të Hasanit, Gocajt, Çinarit dhe Atsinës që kishin probleme dëmtimesh dhe nuk rrezikuam me to. Sikur të mos mjaftonin këto mungesa, ndodhi edhe çështja e Orelesit, të cilit i kishte mbaruar viza një ditë më përpara. Këtyre 6 mungesave, po t'i shtosh edhe atë të Vecajt të larguar dy ditë më përpara, përkthehen me 70% të formacioni­t të padisponue­shëm. Gjithsesi, duhet të mendojmë tashmë për ndeshjen e parë të kampionati­t, ndonëse skuadra e theksoj nuk është e plote në reparte të caktuara", përfundoi Cungu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania