Panorama Sport (Albania)

Lushnja frikëson me sulmin

Orikumi zgjedh Gentjan Mezanin për stolin, synohet ngjitja në Kategorinë e Parë

- OLSEN LLAMBRO

Orikumi pëson humbjen e parë në këtë fazë përgatitor­e. Skuadra bregdetare është mundur nga Lushnja me rezultatin 2-0. Një start jo i mirë për trajnerin e ri Gentjan Mezani, që dje u emërua në krye të Orikumit. Tekniku vlonjat do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri të Kategorisë së Dytë me synimin për ta ngjitur në të Parën. Nga ana tjetër, lushnjarët tregojnë se kanë një dyshe të mirë në sulm me Cankën dhe Sefën që shënuan nga një gol në fitoren e djeshme. NDESHJA

Loja nis e shpejtë dhe vendësit janë disa herë pranë golit ku Livanaj përballë Bejtjes shpërdoron një rast flagrant në fund të pjesë së parë. Një lojë kryesisht e barabartë në 45 minutat e para ku edhe lushnjarët nuk dinë të shënojnë. Gjyqtari i dërgon lojtarët në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë, 0- 0. Me fillimin e pjesës së dytë, myzeqarët rrisin ndjeshëm presionin. Në

minutën e 55-të është Mikel Canka që zhbllokon rezultatin. Ai i gjen kohën e duhur topit të harkuar në zonë dhe godet bukur me roveshatë duke shënuar, 0-1. Orikumi mundohet të barazojë, por e ka të pamundur përballë mbrojtjes mike që është

shumë mirë e organizuar. Në minutën e 75-të, Sefa përfiton nga një hutim i mbrojtjes vendëse dhe ndëshkon Muhon, duke i çuar shifrat në 20. Minutat e mbetura luhen për statistikë, pasi bregdetarë­t e kanë të pamundur të shënojnë golin e nderit. Nga

ana tjetër, miqtë duken të kënaqur me dy golat e realizuar dhe më shumë qarkullojn­ë topin. Deri në fund nuk ka më ndryshim rezultati. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi e Orikumit për këtë fazë përgatitor­e në katër ndeshje të luajtura. Megjithatë,

duhet thënë se Orikumi bëri një paraqitje të mirë, ku përballë ishte një skuadër e Superiores. Prej disa vitesh, synimi i Orikumit është ngjitja në të Parën, ku synon ta arrijë në kampionati­n e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania