Panorama Sport (Albania)

Barazim me goleadë në Peqin, Shkumbini e Korabi dhurojnë spektakël

Dibranët në superformë, shënojnë tre gola për 20 minuta

-

Shkumbini dhe Korabi janë ndarë në "paqe", duke e mbyllur në barazim 3-3 miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin e Peqinit. Të dyja ekipet janë ende në fazën e kolaudimit të tyre, ndaj dhe kanë menduar të provojnë e të eksperimen­tojnë përpara fillimit të kampionati­t. Skuadra mike e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj ka qenë më e qartë jo vetëm në lojë, por edhe në mënyrën e vendosjes së skuadrës në fushë dhe kjo është parë qartë edhe në rezultatin e pjesës së parë, që ata e kanë mbyllur në avantazhin e trefishtë. Protagonis­të ishin Hyseni, që zhbllokoi rezultatin që në minutën GOLAT: SHKUMBINI:

e 10-të, e më pas edhe i riu Murrja arrin të gjejë rrugën e rrjetës me një goditje të fortë. Peqinasit zgjohen disi me vonesë dhe arrijnë të realizojë golin e parë për Shkumbinin në të 18-ën. Por epërsia në lojë e miqve do të dukej qartë falë eksperienc­ës së futbollist­ëve si ajo e beratasit Veliaj, i

cili vetëm dy minuta më pas realizon golin e tretë për Korabin. Me shifrat 1-3 mbyllet dhe fraksioni i parë që pa miqtë më kërkues në fushën e lojës. Në pjesën e dytë të dy trajnerët provuan edhe disa alternativ­a nga stoli dhe në fakt loja nuk e humbi ritmin. Peqinasit u bënë më kërkues dhe arritën të barazojnë shifrat falë golave të sulmuesit Lluca që realizoi tripletë në këtë miqësore.

BRANICA

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Shkumbinit, Sokol Branica, u shpreh: "Ishte një ndeshje miqësore, e cila na vlen, pasi siç dihet, ne jemi ende një ekip që kërkon konsolidim­in përfundimt­ar. Jemi ende në pritje të disa përforcime­ve. Bashkia e qytetit na ka premtuar mbështetje dhe ne besojmë se deri në mbylljen e merkatos do të mund të përforcohe­mi. Besoj se do të jemi një ekip cilësor edhe në kampionati­n e ardhshëm, ashtu siç kemi qenë në atë të kaluarin". Fatmir Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania