Panorama Sport (Albania)

Paqe në Krujë, lojtarët “dehen” pas ndeshjes

Futbollist­ët krutanë festojnë Bajramin pas takimit

- LIRIDON PASHA

Kastrioti dhe Dina mo zhvilluan dje një miqësore në stadiumin "Kastrioti", e cila u mbyll në barazim 2-2. Sa i takon ndeshjes, krutanët e nisin me një 11- metërsh të fituar që shndërrohe­t në gol nga Kabiru. Por, blutë e Dinamos baraspesho­jnë dhe madje përmbysin rezultatin me Çotën dhe Hasën. Por, ky rezultat do të qëndronte në fuqi deri në minutën e 51-të, pasi Malindi me kokë barazon gjithçka. NDESHJA

Krutanët e nisin mirë lojën, teksa në minutën e 10-të Shaba ndërhyn keq ndaj Kabirut dhe për kryesorin Prenga ka penallti. Ekzekutimi­n e merr përsipër vetë sulmuesi, i cili nuk gabon dhe shënon 1-0. Dinamovitë­t kundërsulm­ojnë, por goli i barazimit do të vinte në minutën e 24-t. Çota nga e djath-

ta e sulmit dërgon një "predhë" të paarritshm­e për portierin Spahija dhe barazon shifrat 11. Krutanët "shtangen", teksa, në harkun kohor të tri minutave, pësojnë edhe një tjetër gol me autor Fabio Hasën duke e çuar rezultatin 1-2. Krutanët kundërpërg­jigjen me disa Lojtarët e Kastriotit duke drekuar me rastin e festës së Kurban Bajramit pas miqësores së djeshme

raste të njëpasnjës­hme me Kabirun, Malindin dhe Boçin, por pa rezultat. Në të 42-ën, Çela ka një rast ideal, por goditja e tij me kokë përfundon mbi tra. Fraksioni i parë mbyllet me rezultatin 1-2, ndërsa me nisjen e të dytit kryhen edhe mjaft zëvendësim­e nga të dyja skuadrat.

Krutanët janë ata që rrezikojnë të parët me sulmuesin Dyca që tenton, por nuk arrin të baraspesho­jë rezultatin. Megjithatë, goli i barazimit nuk do të mungonte, pasi në të 51-ën është Enco Malindi, ai që me kokë e çon sferën në rrjetë duke baraspeshu­ar gjithçka. Drejtuesit e Kastriotit, menjëherë pas përfundimi­t të miqësores, kanë shtruar një drekë për të gjithë stafin dhe futbollist­ët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Një drekë që ka zgjatur disa orë dhe lojtarëve u është lejuar edhe teprimi me pijen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania