Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar: Dua Champions-in

"Më kanë ndihmuar shokët. Shpresoj që tifozët ta kenë pranuar emrin tim"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Është një nga mbrëm jet pozitive të Interit të parë të Spaletit, edhe pse në Romë, pavarësish­t fitores, iu desh të bënte llogaritë me paraqitjen e parë negative të epokës së tij zikaltër. Por për Milan Shkrinjar, është koha për të bërë një bilanc të parë për objektivat sezonalë. "Jam i kënaqur", thotë sllovaku për startin e sezonit personal me fanellën e Interit, gjatë një interviste për "Premium Sport". "Jam ndjerë shumë mirë me shokët e rinj të skuadrës. Duhet të vazhdoj të luaj kështu, si tek Interi, ashtu edhe në kombëtare". Ishqendërm­brojtësi shtoi më tej: "Përfshirja ime e shpejtë me skuadrën e re? Ndoshta ishte më e lehtë për shkak të shokëve, të cilët më kanë ndihmuar shumë. Thonë se pas jemi me pikatore, por ne jemi tre qendërmbro­jtës dhe përveç meje dhe Mirandës, është edhe Ranokia, i cili mund të luajë fare mirë titullar". Skuadra e Spaletit funksionon dhe është edhe një skuadër e bukur për t'u parë në kampionat: "E kemi nisur shumë mirë kundër Fiorentinë­s dhe Romës, por duhet të vazhdojmë kështu edhe pas pushimeve të ndeshjeve ndërkombët­are. Objektivi është të kthehemi në Ligën e Kampioneve: mjafton që të luftojmë ndeshje pas ndeshjeje, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam folur me Hamshikun, por jo në lidhje me temat e kampionati­t". Në fund edhe një përgjigje për polemikat e tifozëve për emrin e tij: "Shpresoj që tani të jetë gjithçka në rregull".

KOMBËTARJA - Por dy ndeshjet e shkëlqyera të futbollist­it 22-vjeçar me Interin, nuk

janë të izoluara vetëm në Serinë A. Talenti sllovak, pavarësish­t moshës së tij të re, është një lider edhe në mbrojtjen e kombëtares së tij. Përfaqësue­sja sllovake mundi 1-0 Slloveninë dhe tashmë është vetëm dy pikë larg Anglisë në grupin kualifikue­s të Botërorit "Rusi

2018". Shkrinjar drejtoi repartin e prapavijës: i saktë dhe i kujdesshëm në markim, madje kërkoi edhe organizimi­n e lojës nga mbrojtja. Pas shumë vitesh, Interi duket se ka gjetur mbrojtësin me identikiti­n për t'u shndërruar në një kampion të vërtetë.

 ??  ??
 ??  ?? Jusufa Mukoko është 12-vjeçari që luan për ekipin U-17 të Dortmundit dhe U-16 të kombëtares gjermane. Por sa herë ai shënon (rasti i fundit ishte tripleta ndaj Alemahen Ahen) plasin polemikat. Autori i 13 golave në 5 ndeshjet e fundit në kampionat...
Jusufa Mukoko është 12-vjeçari që luan për ekipin U-17 të Dortmundit dhe U-16 të kombëtares gjermane. Por sa herë ai shënon (rasti i fundit ishte tripleta ndaj Alemahen Ahen) plasin polemikat. Autori i 13 golave në 5 ndeshjet e fundit në kampionat...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania