Panorama Sport (Albania)

"Baby Inter", Spaleti ul moshën e skuadrës

-

Mesatarja e moshës thotë 23, jo keq. Ka vendosur një kufi Interi për merkaton e kësaj vere. Bën përjashtim Borha Valero, i cili për raportin cilësimosh­ë ishte një rast për të mos u humbur. Për të tjerat, Luçano Spaleti do të ketë në dispozicio­n një grup plot energji. Të rinj dhe të huaj, orientimi i merkatos së një skuadre që ka arritur të korrë disa fitore me peshë në kampionat. Duke analizuar 7 blerjet (edhe operacione për të ardhmen si Bastoni, një talent që do të qëndrojë edhe për dy vite tek Atalanta), Interi ka nisur të blejë duke konsiderua­r faktorin moshë, siç nuk ndodhte që nga koha e "tripletës". OPTIMIZËM - I vetmi bast është i ardhuri i fundit, Karamoh: nga të tjerët, edhe kush nuk ka eksperienc­ë në kampionati­n italian, zotëron njëfarë njohurie ndërkombët­are. Duke punuar me kujdes përpara përdorimit, Spaleti do të mund të përfitojë grupin e duhur për të shërbyer në një sezon të mbushur me shpresa. Optimizmi është në maksimum (i njëjti mendim i Piero Auzilios të enjten në mbrëmje, kur ka komentuar merkaton), me Interin që ka korrur rezultate pozitive që në muajt e verës, e duke vazhduar në dy ndeshjet e fillimit të Serisë A. E gjitha për t'u mbyllur gojën atyre që murmurisni­n për të pasur në Milano një "top player", ndoshta për të synuar menjëherë te titulli kampion. Por rritja do të jetë graduale, e një Interi që 12 muaj më parë kishte një mesatare të grupit prej 26 vitesh, tre më shumë se tani, në proces të bilancit të blerjeve. 25 lojtarët e dy sezoneve të fundit kanë zbritur mesataren e vitit 2013, rreth moshës 28 vjeç. Në vitin 2012 po ashtu, pranë moshës 30- vjeçare Kasano dhe Palasio sapo kishin firmosur, por duke përjashtua­r pagën e Rokit (35 vjeç) i marrë në janar në situatë emergjence. Ndoshta ishte një situatë që nuk ishte e parashikua­r, duke parë edhe prezencën në stol të të riut Stramaçoni.

KARAMOH - Duke kaluar tek e tashmja, Jan Karamoh (afrimi i fundit) ka kryer stërvitjen e tij të parë. Pak ditë pas zyrtarizim­it prej ardhjes nga Kaeni, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë do të punojë për t'u integruar me modulin 4- 2- 3- 1, moduli klasik i Interit: etiketimin "Mbape i ri" të marrë nga Franca (vendi ku është rritur), do duhet ta fitojë me kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania