Panorama Sport (Albania)

Juventus, Kielini rrezikon edhe Barcelonën

Mbrojtësi s’dorëzohet: Do luftoj për të qenë në "Camp Nou"

-

Kur duheshin vetëm 24 orë përpara sfidës Spanjë-Itali, Xhampiero Ventura pa t'i dëmtohej një nga njerëzit e tij më të besuar. Në provën gjenerale në prag të supersfidë­s, Xhorxho Kielini pësoi një dëmtim që jo vetëm e detyroi të humbte përballjen e "Santiago Bernabeut", por vë seriozisht në rrezik edhe ndeshjen e javës së tretë të Serisë A kundër Kievos të shtunën, më 9 shtator. I dëshpëruar pas vizitës së parë nga mjekët e kombëtares italiane, lojtari vendosi të rikthehej në Torino për t'iu nënshtruar të tjera analizave mjekësorë. 33vjeçari ka marrë një goditje në pulpën e djathtë dhe pavarësish­t se nuk duhet të jetë një dëmtim i rëndë, lojtari duhet të bëjë disa ditë pushim përpara se të vendoset ecuria e riaftësimi­t të tij. Ky lajm u prit shumë keq edhe nga Masimilano Alegri, që rrezikon të mos ketë njeriun kyç të mbrojtjes në premierën e Juventusit në Ligën e Kampioneve përballë Barcelonës. Edhe doktorët bardhezi kanë konfirmuar diagnozën e homologëve të kombëtares, duke e cilësuar dëmtimin jo të rëndë, por që ka nevojë

për monitorime të vazhdueshm­e. Vetë lojtari duke folur për mediat e ndryshme që ndodheshin jashtë qendrës mjekësore të Juventusit, konfirmoi duke buzëqeshur se nuk kishte probleme serioze. Në komentin e tij të

shkurtër, vetë mbrojtësi i "Zonjës" pohoi: "Vizitat shkuan mirë dhe mendoj se gjithçka është në rregull. Kam një dëmtim jo të rëndë, ndaj do të luftoj për t'u riaftësuar në kohë për ndeshjen ndaj Barcelonës në "Camp Nou".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania