Panorama Sport (Albania)

Milan, katër emra për janarin, përforcime në mesfushë e sulm

Kuqezinjtë, gati lista për merkaton e 2018-ës

-

Merkatoja e Milanit u mbyll me një shpenzim prej 220 milionë eurosh të shpenzuara për 11 afrime dhe 58 milionë eurosh të arkëtuara për po 11 largime. Me afatin e transferim­eve të mbyllur prej 72 orësh, drejtuesit kuqezi vazhdojnë të monitorojn­ë disa lojtarë.

Anvar El Gazi, i transferua­r te Lila para disa javësh si lojtar i lirë, anësori i sulmit i formuar në akademinë e Ajaksit, mund të jetë një afrim në merkaton e janarit. Përcaktues­e për fatin e 22- vjeçarit do të jetë ecuria e Milanit dhe nevojat e Montelës në fazën sulmuese, ku përveç Susos, nuk ka asnjë lojtar krahu natyral.

Alfred Dankan ishte një ide për mesfushën, por mbipopulli­mi në qendër bëri që bisedimet mes Sasuolos dhe Milanit të qëndronin pezull. Deri në janar produkti i të rinjve tek Interi do të duhet të zhvillojë një seri ndeshjesh cilësore për të tërhequr rishtazi vëmendjen e "Djallit". Rafael Alkantara, i njohur si Rafinja, ishte një projekt konkret për mesfushën kuqezi. I vlerësuar 30 milionë euro nga Barcelona, lojtari ishte seriozisht pranë Milanit, por kostoja e kartonit ishte një nga problemet kryesore të mosarritje­s së akordit. Në rast nevoje, Fasone nuk do ta ketë problem një tjetër ofensivë në janar

për vëllain e Alkantarës. Jakub Jankto ishte një ide e lindur në javën e fundit të merkatos së Milanit, sidomos kur Niang ishte pranë firmës me Torinon. I kërkuar nga Juventusi, por edhe nga klubet angleze, çeku mund të jetë goditja e vërtetë në ditët e para të 2018-ës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania