Panorama Sport (Albania)

"Liverpuli kërkoi 200 mln € për Kutinjon”

-

Me përfundimi­n e merkatos, e cila u cilësua nga mediat iberike dhe jo vetëm si një dështim, drejtori sportiv i Barcelonës, Alberto Soler, bëri disa deklarata për mediat në lidhje me transferim­et, por edhe për situatën e Nejmarit dhe kontratën e Leo Mesit.

Për sa i përket merkatos, drejtuesi blaugrana deklaroi: "Seri dhe Inigo ishin dy lojtarë që i kemi kërkuar, por në fund vendosëm të mos i transferoj­më. Futbollist­ët që erdhën ishin gjithçka na nevojitej, madje kemi bërë edhe blerjen më të madhe në historinë e klubit, ndaj ta quash merkaton tonë një dështim, më duket e tepruar".

Në lidhje me situatat financiare të klubit, Soler shpjegoi mes batutash: "Kur e dinë sa para ke në xhep, të kërkojnë gjithmonë më shumë. Arkat tona janë ' të shëndosha', por jemi aq autokritik­ë sa të kërkojmë gjithmonë përmirësim­in".

Duke analizuar merkaton e kësaj vere të karakteriz­uar nga shpenzimet e shumta, drejtori sportiv blaugrana deklaroi: "Si unë dhe presidenca nuk dinim asgjë për largimin e Nejmar. Mënyra se si na njoftoi, u bë përcaktues­e për merkaton tonë dhe për skuadrën, por mendoj se kemi një ekip cilësor". Me largimin e Nejmar, te Barcelona nisi telenovela "Kutinjo", e cila nuk pati një fund të lumtur për katalanasi­t. "Bëmë të pamundurën, por në fund Liverpuli na kërkoi 200 milionë euro", tha Soler. Rinovimi i kontratës së Leo Mesit ishte një tjetër temë pikante e kësaj konferencë ku Soler me shumë qetësi sqaroi se: "Zgjatja e kontratës së Mesit është konfirmuar nga të dyja palët. Ne nuk do ta shpallnim kaq hapur nëse nuk do të ishte e vërtetë. Tifozët tanë nuk duhet të shqetësohe­n, ndaj theksoj përsëri se nuk ka probleme me zgjatjen e kontratës së Leos".

Në fund i pyetur nga gazetarët se a do të ketë dorëheqje në rang drejtuesis­h pas dështimeve për të nënshkruar me lojtarët e kërkuar gjatë verës, Soler vendosi t'i përgjigjet mjaft shkurt, duke u shprehur: "Nuk do të ketë dorëheqje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania