Panorama Sport (Albania)

Isko magjik, Spanja i jep leksion Italisë

sko bën jashtëtokë­sorin duke shënuar një dopietë, Morata i dha goditjen e fundit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për të "hyrë" në Rusi dhe për të qenë pro tagoniste në Botërorin 2018, Italia duhet të provojë nga dera e "emergjencë­s", sepse nga dera kryesore meriton të kalojë Spanja, gjithmonë nëse nuk ndodh një çmenduri në Grupin G, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Gjithsesi është më e lehtë që të gjesh arinj polarë në Madrid, sesa faktin që Spanja të lëshojë kreun... Skuadrës së Venturës i mbetet vetëm kjo alternativ­ë e dytë, sepse disfata 3-0 e pësuar në "Santiago Bernabeu" dhe skema 4-2-4 e tij nuk lanë asnjë shenjë mbrëmjen e djeshme, përveçse asaj të turpërimit, me të cilin ata u larguan nga stadiumi i Realit. S+,E&- S./

Në ndeshjen që duhej të tregohej e qetë dhe e matur, Italia është shumë nervoze dhe këtë e tregon që në fillim, pasi kalojnë më pak se katër minuta dhe Verrati ndëshkohet me të verdhë, ndërsa Spanja nis që në fillim që të xhirojë topin me elegancë, klas dhe në minutën e tetë jep sinjalin e parë me Ramosin, po goditja e tij e dënimit është mbi traversë. Gjithsesi, në tentativën e dytë pranë portës, Isko tregohet një "snajper" i vërtetë: goditja e dytë e dënimit në hyrje të zonës përfundon në rrjetë, por edhe Bufon ka përgjegjës­itë e veta, pasi hidhet me vonesë. Italia kërkon të reagojë, por e bën në mënyrën e gabuar, me krosime nga mbrojtje dhe nga krahët, me Bonuçin e me Kandrevën, por topat e tyre nuk kontrolloh­en siç duhet nga Beloti dhe Imobile. E vetmja tentativë e vërtetë e Italisë vjen në minutën e 22-të, një goditje me kokë në zonë e Belotit që bllokohet nga De Gea, por më pas ka vetëm spektakël spanjoll, me Iskon që konfirmon cilësitë e tij fenomenale. Dhe pikërisht mesfushori i Realit të Madridit hipotekon fitoren që në pjesën e parë, teksa ftohet nga Iniesta në qendër dhe nga 20 metra lëshon një të majtë diagonale, e cila përfundon në rrjetë. Bufon mposhtet për të dytën herë, ndërsa Italia e kupton se tashmë duhet të mendojë për "play off"-et. 0/&A)A 0 AN ,&E0) 0 N

Në pjesën e dytë, me të drejtë Italia vendoset të hidhet në sulm, por sërish nuk çan dot nga qendra, por loja e saj nga krahët sjell fare pak probleme. Krosimet në drejtim të mbrojtjes vijnë rregullish­t në 15-20 minutat e para dhe e

vetmja drithërimë për De Gean është një goditje me të majtën e Insinjes. Spanja luan me qetësi, por edhe me zgjuarsi, sepse pret gabimin e Italisë për t'u lëshuar në kundërsulm, me Asension, që i shkon fare pranë golit të tretë, me topin që ndalet vetëm pak milimetra

larg shtyllës. Më pas provon Silva, por devijon Darmian. Italia has vështirësi që të duket nga zona e De Geas, prandaj Kandreva provon nga larg, por topi përfundon në "parkingun" e stadiumit. Në minutën e 70-të, trajneri Ventura mundohet të ndryshojë

gjërat në sulm, Eder dhe Bernardesk­i marrin vendin e Belotit dhe Kandrevës, ndërsa Lopetegui përgjigjet me Moratën në vend të Iniestës. Dhe zgjedhjen e duhur e bën trajneri spanjoll, pasi sulmuesit të Çelsit i mjaftojnë vetëm pesë minuta për të

shënuar, për të mbajtur premtimin e bërë përpara ndeshjes (" Ëndërroj një gol ndaj Bufonit") dhe dërgon shifrat në 3-0, të cilat blindojnë suksesin, falë Alvaros, i asistuar në zonën e vogël nga Ramosi, që u vesh në këtë kundërsulm, në rolin e sulmuesit

anësor. Madje, Morata shënon edhe golin e dytë, por kapet në pozicion jashtë loje. Përfundon me kaq, 3-0 për Spanjën, e cila pret "biletën" direkte për në Botërorin e Rusisë, së verës së ardhshme, ndërsa Italia del e turpëruar nga "Santiago Bernabeu".

 ??  ??
 ??  ?? Pas fotos madhështor­e të Europianit 2012, kur Iniesta në një prekje topi markohej në rreth nga 5 lojtarë italianë, historia është përsëritur dje edhe me Iskon, fenomenin e ri të Spanjës dhe të Realit të Madridit, i cili në një situatë u pa i markuar...
Pas fotos madhështor­e të Europianit 2012, kur Iniesta në një prekje topi markohej në rreth nga 5 lojtarë italianë, historia është përsëritur dje edhe me Iskon, fenomenin e ri të Spanjës dhe të Realit të Madridit, i cili në një situatë u pa i markuar...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania