Bentakur ka magjepsur Alegrin, mesfusha është e blinduar
"#holi" uruguaian është një siguri për bardhezinjtë
14 minutat e luajtura në stadiumin "Marassi" ndaj Xhenoas kanë qenë vendimtare: ndonjë tifoz "romantik" ka folur edhe për "dashuri me shikim të parë". Rodrigo Bentakurit i është dashur shumë pak kohë për të bërë të rrahin zemrat e juventinëve. Dhe e ka bërë falë aftësive, ashtu siç pritet gjithmonë te bardhezinjtë: pasime të sakta, presing kur duhet dhe personalitet në fushë. Cilësi të cilat kanë kushtëzuar drejtuesit e Juventusit në merkato, pasi përpjekjet për një mesfushor të ri janë reduktuar edhe për "shkak" të tij. Rodrigo i ka bindur të gjithë: "Jam shumë i lumtur për Bentakurin, është shumë i zoti dhe ka pasur një rritje të madhe gjatë dy muajve të fundit", ishte shprehur MasimilianoAlegri përpara se t'i jepte minutat e para në fushë kundër Xhenoas.
BESIM- Me Markizion dhe Khedirën shpesh jashtë fushave për shkak të dëmtimeve, shërbejnë më shumë alternativa në mesfushën bardhezi, pavarësisht afrimit të Matuidisë. Mbi të gjitha, nëse do të vazhdohet projekti për të kaluar te moduli me 3 mesfushorë, për të dhënë më shumë siguri në mbrojtje. Ishi-i i Boka Zhuniorsit mund të jetë një zëvendës i Miralem
Pjaniçit. Ashtu si në "Marassi", kur në fushë mori vendin e boshnjakut. Madje, në minutat kur ndeshja ende nuk ishte vendosur (rezultati shënonte 3-2) dhe Alegri i ka dhënë besimin e tij. Megjithatë, Rodrigo, në rast nevoje, mund të zhvendoset edhe në krahun e djathtë, pa harruar edhe rolin e "shkatërruesit" në një modul me dy mesfushorë. Pra, një "xhol", i cili do të
përdoret me shumë mundësi më tepër se çfarë ishte menduar në fillim të verës. Në fund të fundit, besimi i është dhënë gjithmonë, meqenëse Marota bllokoi një vend ekstrakomunitari me uruguaianin, duke u detyruar në fund të vendoste mes Duglas Kostas dhe Danilos. Nuk do të kalohet në huazim, do të jetë një "Strotman i ri".