" si #$an# mungesën në an %arin
" risja me ankth për të konkurruar përpara tifozëve të mi. Ka super atmosferë"
"Koha e rikuperimit nuk është e sh kurtër, por unë do të bëj gjithçka të mundshme për t'u kthyer sa më parë". Valentino Rosi ka nisur fazën riaftësuese, pas aksidentit me MotoCross, prej së cilës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të frakturave që mori në gju. "Më vjen shumë keq që nuk do të jem i pranishëm në ' Grand Prix'- in e shtëpisë sime. Prisja me ankth për të konkurruar përpara tifozëve të mi, sepse Mizano gjithmonë ka një atmosferë të veçantë. Për fat të keq, më duhet të fokusohem te rikuperimi dhe skuadra po më mbështet shumë në rehabilitimin tim. Për fat të mirë, nuk jam shumë i keq dhe kam qenë në gjendje të filloj menjëherë fizioterapinë e lehtë. Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen që kanë treguar ndaj meje këto ditë", përfundoi italiani i \ amahas, tre ditë përpara Çmimit të Madh të San Marinos në Botërorin e MotoGP-së. Sakaq, shoku i tij i skuadrës, spanjolli Maverik Vinales, deklaroi rëndësinë e Rosit në këtë cirkuit. "Pa Valentinon. Për fat të keq ne do të shkojmë në Mizano pa shokun tim të skuadrës, Valentinon dhe me të vërtetë është keqardhëse. Sepse unë e di shumë mirë që ky është 'Grand Prix' shumë i veçantë për të, si shtëpia e tij, kësisoj, nuk do të jetë e njëjtë pa të në vijën e startit. I uroj atij një shërim të shpejtë dhe shpresoj ta shoh atë sa më shpejt që të jetë e mundur në bokse". "Doktori" në fakt nuk do të zëvendësohet në Mizano. Skuderia e \amahas ka vendosur t'i besojë vetëm Vinalesit, i cili realisht duket shumë i motivuar për këtë garë. "Po filloj të përjetoj të njëjtat ndjesi me M1-in tim, sikurse në fillim të sezonit. Dhe kjo më jep qetësinë dhe më lejon të përqendrohem në maksimum. Muajin e kaluar, në këtë pistë në teste kemi pasur përgjigje inkurajuese. Si gjithmonë unë do të provoj të jap 100 përqindëshin tim për të sjellë një tjetër fitore në \ amaha".