TotenhemBornmëth thyen rekordin
Totenhemi pritet të thyejë rekordin 10-vjeçar të spektatorëve në një ndeshje të Premier Ligës, në përballjen e tyre kundër Bornmëthit këtë fundjavë. Rekordin aktual të spektatorëve e mban Junajtid në përballjen e tyre kundër Blekbërnit, në vitin 2007. Në fitoren 4-1 të "Djajve" në "Old Trafford" gjatë sezonit 2006/'07, u regjistrua numri 76.098 i spektatorëve. Nga 158 seksionet e stadiumit 90 mijë vendesh "Wembley", vetëm 5 do të kenë kufizime për përballjen ndaj Bornmëthit.