Panorama Sport (Albania)

Tirana spektakola­re, gol “alla Maradona” në Peqin

Ze Maria, i kënaqur: Nuk ndalemi, finalen e kemi ndaj Vllaznisë

- FATMIR AHMETI

Kontroll të lojës, ras te të shumta për shënim, kundërsulm të shpejtë dhe efikasitet përpara portës. Këto cilësi i kanë mjaftuar Tiranës në transfertë­n e luajtur në Peqin për të marrë pikët e plota. Skuadra kryeqyteta­se ka qenë dominuese në sfidën e luajtur përballë vendasve të Shkumbinit. Një gol i Albi Dokës në minutën e 31-të dhe dyfishimi nga Ngoo 9 minuta më vonë janë përkthyer në avantazhin e fraksionit të parë të lojës. Në të dytën, Hoxhallari, Sentamu, Daja e Karabeci me penallti kanë shtuar shifrat e goleadës. Ultrasit bardheblu e kanë shoqëruar skuadrën e tyre edhe në Peqin, ku kanë vijuar turin e protestave kundrejt drejtuesve. Në të 11-ën minutë, u bënë protagonis­të për ndërprerje­n e sfidës për banderolën që vendosën. PJESA E PARË

Tirana e nis vrullshëm dhe vihet në kërkim të avantazhit. Skuadra kryeqyteta­se administro­n lojën dhe tenton herë pas here nga krahët si me Kërçikun dhe Dokën në të djathtë, por edhe me Hoxhallari­n e Karabecin nga e majta që të furnizojnë sulmuesit për të gjetur golin. Miqtë janë agresivë në ndërhyrje, sidomos në mesfushë, por nuk krijojnë asnjë rast. Një goditje dënimi në minutën e 29-të, ekzekutim i mirë që gjen portierin e miqve në pozicion shndërrohe­t edhe në "vetëvrasje" për Shkumbinin. Të entuziazmu­ar për rastin e artë, mbrojtësit gjenden të papërgatit­ur nga një kundërsulm i Tiranës. Ngoo kroson drejt zonës për Dokën që shënon. Ka pretendim për prekje të topit me dorë. Ndërkohë që vendasit kërkojnë të reagojnë, është sërish Tirana që shënon. Një gabim i Metës në gjysmëfush­ën e vendasve bën që Sentamu të përfitojë lehtësisht sferën, asiston për Ngoo që galopon dhe i vetëm përballë Ajazit e ka fare të thjeshtë të realizojë. Dy gola dhe siguri i mjaftojnë Tiranës për fraksionin e parë. PJESA E DYTË

Ky fraksion loje nis me një Tiranë akoma edhe më shumë të rrezikshme. Atëherë kur pritej reagimi i vendasve, është Hoxhallari, i cili, sapo hyn në zonë, edhe pse në pozicion diagonal, shkarkon të majtën për të realizuar golin e tretë. Dy minuta më vonë, në të 56ën, është Sentamu që pasi merr pasimin nga Daja, kombinon me Ngoo dhe del i vetëm përballë Ajazit duke shënuar sërish. Në minutën e 60- të, Daja godet fuqishëm nga distanca, dhe sfera përfundon në të majtë të portës, 0-5. Një rast i artë në të 72-ën për vendasit, kur Turtulli prek

topin me dorë dhe përballë Likës do të jetë Lluca që ekzekuton 11- metërshin. Mirëpo, portieri i Tiranës tregon edhe një herë se jo vetëm fitoret kanë rëndësi, por edhe ruajtja e portës së paprekur, kupton krahun dhe pret penalltinë. Kapiteni i Tiranës, Karabeci, tregohet i saktë nga 11 metra për të vulosur rezultatin me 11-metërsh. Vendasit vënë për herë të gjashtë topin nga mesi i fushës, por për të fundit herë, pasi Ziri përfundon takimin. Tri pikë të tjera, gjashtë gola të shënuar dhe një Tiranë që nuk di të ndalet në Grupin B.

 ??  ?? Autorët e pesë golave duke festuar së bashku, Shkumbini-Tirana 0-6
Autorët e pesë golave duke festuar së bashku, Shkumbini-Tirana 0-6

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania