Panorama Sport (Albania)

Strakosha magjik, eklipsonek­lipson DibalënDib­alën dhedhe i i jepjep njënjë dorëdorë HysajtHysa­jt

Pas Berishës, një tjetër portier shqiptar ndali Dibalën

-

EdheEdhe BerishaBer­isha i i pritipriti penallti,penallti, Alegri:Alegri: NukNuk gjuangjuan më kundër shqiptarëv­e NapoliNapo­li thyenthyen Romën meme Insinjen,Insinjen, tanitani shkonshkon +5+5 nganga JuvjaJuvja

Lacio dhe Thomas Strakosha i japin fund serisë prej 57 rezultates­h pozitive te Juventusi, që nuk njihte humbje në stadiumin e tij që prej gushtit të 2015- ës kur humbiste me Udinezen. Ishte portieri shqiptar heroi i ndeshjes së mbrëmshme kur në minutën e gjashtë shtesë, pavarësish­t se ishin akorduar vetëm katër, i mohoi Paulo Dibalës shijen e golit dhe bardhezinj­ve mundësinë e të paktën një pike. Duhet thënë se gardianët e kombëtares sonë po kthehen në një makth të vërtetë për fenomenin 150 milionë eurosh të Juventusit. Edhe në javën paraardhës­e të kampionati­t italian, ishte Etrit Berisha që ndali Dibalën. Pesë minutat nga fundi, portieri i Atalantës ndali numrin 10 bardhezi që me sa duket nuk po gjen më paqe përballë shqiptarëv­e. Nëse është e vërtetë që dy prova përbëjnë një fakt, bardhezinj­të duket se i pret një kampionat më i vështirë se në gjashtë vitet e fundit. Me pritjet e tyre, Berisha fillimisht dhe Strakosha mbrëmë i japin asistet e radhës Elseid Hysajt, i cili me Napolin duket se është më afër se kurrë titullit kampion në Itali këtë vit. Juventusi kaloi në avantazh në minutën e 23-të falë Duglas Kostës që nuk gaboi përballë Strakoshës, që duhet thënë se ishte i pafajshëm në pësimin e rrjetës së avantazhit bardhezi. Sinjalet e protagoniz­mit të portierit lacial u panë që në minutën e 36të kur ai realizoi një superpritj­e ndaj Khedirës. Pikërisht nga ajo pritje nisi dhe kryengritj­a e Lacios që gjeti golin e barazimit me Imobilen. Edhe në pjesën e dytë ishte 22-vjeçari shqiptar që mbajti në lojë Lacion, duke i mohuar golin e dytë Higuainit që ndoshta mund të dërgonte përsëri rrjedhën e sfidës në favor të "Zonjës". Bardhekalt­rit kapitalizo­jnë mbrëmjen fantastike

të portierit të tyre, duke fituar edhe një 11-metërsh të transformu­ar përsëri në gol nga Imobile. Juventusi provon të paktën të barazojë, por muri bardhekalt­ër ndal çdo aksion që rrezikon rezultatin. Me arbitrin që akordon katër minuta shtesë, duket sikur sfida do të mbyllet me fitoren e miqve, por një faull

në zonë i Patrik dhe ndërhyrja e teknologji­së akordojnë një penallti për Juventusin. Dibala merr përsipër përgjegjës­inë, por Strakosha vendos t'i mbyllë portën në fytyrë argjentina­sit. Maxoleni vërshëllen fundin e takimit me portierin shqiptar që më në fund mund të shijojë fitoren. Ndoshta barazimi

do të kishte qenë i pamerituar, por Inzagi duhet t'i shpjegojë skuadrës që nuk ka përse t'u vërë kufij objektivav­e. Me një fund takimi të mbushur me emocione, Lacio mund kështu Juventusin, ndërsa portieri shqiptar realizon ëndrrën duke triumfuar ndaj idhullit Bufon.

 ??  ?? "Magji""Magji" e e portieritp­ortierit shqiptarsh­qiptar tëtë Lacios,Lacios, pretpret penalltinë­penalltinë nënë frymënfrym­ën e e funditfund­it dhedhe thyenthyen Juventusin­Juventusin paspas 1313 viteshvite­sh nënë Torino:Torino: "E"E kishakisha...
"Magji""Magji" e e portieritp­ortierit shqiptarsh­qiptar tëtë Lacios,Lacios, pretpret penalltinë­penalltinë nënë frymënfrym­ën e e funditfund­it dhedhe thyenthyen Juventusin­Juventusin paspas 1313 viteshvite­sh nënë Torino:Torino: "E"E kishakisha...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania