Panorama Sport (Albania)

Plas te femrat, sulmohet gjyqtarja

Irritohen për kartonët e kuq, lojtaret shpërthejn­ë ndaj arbitres

- ABDULLA DUSHKU

Rikthehet dhuna te futbolli i femrave. Kryesfida e javës së tretë Kinostudio-Apolonia serviri për sportdashë­sit skena antisporti­ve nga skuadra mike, që nuk ka kursyer gjyqtaren Emanuela Rusta. Ndeshja ka nisur e qetë dhe të dyja...

Rikthehet dhuna te futbolli i femrave. Kryesfida e javës së tretë Kinostudio- Apolonia serviri për sportdashë­sit skena antisporti­ve nga skuadra mike, që nuk ka kursyer gjyqtaren Emanuela Rusta. Ndeshja ka nisur e qetë dhe të dyja skuadrat kanë treguar nivel të kënaqshëm. Fillimisht është fierakja e talentuar Ilarja Zarka që kalon në epërsi Apoloninë pas një goditjeje mjaft të bukur. Megjithatë, reagimi i Kinostudio­s vjen në pjesën e parë. Pikërisht në minutën e fundit është Esi Lufo që zgjidh një "lëmsh" të krijuar nga mbrojtëset fierake. Fraksioni i dytë ka nisur më i bukur te Kinostudio, që arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë. Afrikania Maria Atlock përmbys dhe më pas është sërish Lufo që firmos "dopietën".

INCIDENTET - Në minutën e 52-të është momenti zëvendësim­it të Antonela Kostaj, e cila hyn në vend të Ina Gjonit. Kjo e fundit, pasi i drejtohet bankinës, ka fyer gjyqtarin e katërt, i cili ka njoftuar kryesoren Emanuela Rusta, që nxjerr të kuqin. Gjoni rebelohet me ndëshkimin dhe vërsulet drejt gjyqtarit të katërt, Emigers Gançi, por ka ndërhyrë trajneri duke e qetësuar. Ndërkohë në minutën e 71-të Karina Goro (ishte ndëshkuar me të verdhë në minutën e 63të), për ndërhyrje të gabuar merr edhe kartonin e dytë të verdhë, njëherësh të kuqin. Ajo e nervozuar nuk mendon të dalë dhe detyron gjyqtarin e katërt që ta marrë për ta nxjerrë. E nervozuar në këtë moment e godet me shkelm nga prapa, por vetëm sa e ka prekur. Më pas ajo ka dalë dhe janë detyruar forcat e sigurisë që ta nxjerrin jashtë fushës drejt dhomave të zhveshjes. Ajo përsëri u është shmangur forcave të sigurisë dhe njëri prej tyre e ka shtyrë drejt dhomave të zhveshjes. Në përfundim të ndeshjes, Goro nuk e kishte harruar atë të kuq të kryesores Rusta dhe me vrap tenton në mesin e fushës për të goditur gjyqtaren Rusta, por nuk është lejuar nga një shoqe e skuadrës dhe nga ato vendëse. Më pas kanë

ardhur forcat e sigurisë që kanë marrë nën mbrojtje gjyqtaren. Sakaq mësohet se në hyrje të korridorev­e lojtaret fierake kanë goditur gjyqtaren Emanuela Rusta dhe policët e sigurisë. Jo vetëm kaq, por ato nuk kursejnë as ambientet e brendshme, duke dalë jashtë kontrollit e duke shkelmuar dyer e dritare. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që kanë bërë të mundur shoqërimin e futbollist­eve të Apolonisë drejt autobusit. Goro, Levenaj, Çerkini, Gjoni, por jo vetëm kanë qenë disa nga protagonis­tet e këtij veprimi

të shëmtuar.

REAGIMI - E kontaktuar në mbrëmje nga gazeta "Panorama Sport", gjyqtarja e mohon që të jetë goditur nga lojtaret e Apolonisë. "Absolutish­t jo, nuk më ka goditur njeri. Fare. Nuk është e vërtetë", deklaroi Rusta. Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Tirana AS dhe Vllaznisë nuk ka pasur shumë histori për skuadrën kampione, që ka kryer detyrën. Suksesi i tretë radhazi për kuqeblutë mbajti firmën e Jasharit me tripletë dhe kapitenes Megi Doçi nga pika e bardhë.

 ??  ??
 ??  ?? Nga sherri i djeshëm në ndeshjen Kinostudio-Apolonia 3-1
Nga sherri i djeshëm në ndeshjen Kinostudio-Apolonia 3-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania