Panorama Sport (Albania)

Autobusi i Murinjos bllokon Liverpulin, Siti është 7 “ballë”

Skuadra e Klop bën lojën, por nuk arrin të çajë barrierën e ndërtuar nga portugezi

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas ndalesës së për faqësuesev­e, Premier Liga ka rinisur me një ndeshje dreke mes kampionësh, Liverpul- Mançester Junajtid. Përfundon në barazim 0- 0 sfida në "Anfield Road", në një ndeshje shumë taktike.

STRATEGU MOU - Të zotët e shtëpisë kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes në gjysmëfush­ën e "djajve të kuq", që në pankinë nuk kanë një trajner të thjeshtë, por një strateg. Murinjo e kishte përgatitur takimin duke u bazuar te loja mbrojtëse, duke u përpjekur të zërë të kuqtë në befasi me kundërsulm­e e pasime të shpejta. Një barazim që ka kënaqur "Specialin", diçka më pak rivalin Jurgen Klop. Trajneri gjerman kishte deklaruar gjatë javës që do të kishte luajtur për të treguar se stili i lojës së Liverpulit është rritur dhe se di të arrijë rezultat. Për sa i përket lojës nuk mund ta kundërshto­sh, por në aspektin e rezultatit pritej diçka më shumë.

"MUR" JUNAJTID - Megjithatë, përballë Klop pati Mançester Junajtidin e Murinjos, që në "Anfield" jep gjithmonë maksimumin e tij. Ndeshjen e zhvilloi Liverpuli, pa dyshim. Por në futboll duhet të tregohesh vendimtar në momentin e duhur: Mançester Junajtid u tregua i duruar, duke u përqendrua­r te nisjet e shpejta.

MONOLOG "I KUQ" - Pavarësish­t kësaj, diferenca në zotërimin e topit, skuadra e Klop nuk ka qenë asnjëherë një rrezik i vërtetë për mbrojtjen e "djajve të kuq", të cilët patën gjithmonë ndeshjen nën kontroll. Vetëm një goditje e rrezikshme e regjistrua­r, nga qendërmbro­jtësi Matip, i shërbyer nga Firminjo, por De Gea bëhet shpëtimtar duke e ndalur në rënie me këmben e majtë, mes instinktit dhe fatit. Pak aksione për t'u shënuar gjatë takimit. Ajo që ka rënë në sy është forma (drejt perfeksion­it) që po arrin Felipe Kutinjo, një vlerë e shtuar për skuadrën e Klop: duket një gjeometër, alternon lëvizjet e shpejta dhe momentet e prekjeve të topit të vazhdueshm­e që i japin ritëm gjithë skuadrës.

SHIFRA - Barazimi ka ndalur kështu skuadrën e Murinjos, por frenimi megjithatë ishte i parandalua­r: në pesë ndeshjet e fundit post-kombëtarev­e, "djajtë e kuq" kishin humbur një herë (me Sitin), duke fituar katër të tjerat. Edhe në këtë ndeshje Liverpuli e ka menaxhuar shumë topin (62% kundër 38% të rivalëve), ka regjistrua­r 19 goditje totale në

portën e De Geas dhe ka dhënë përshtypje­n se e ka lojën nën kontroll, por eksperienc­a e përzier me forcën fizike të Junajtid i kanë sfilitur të kuqtë. Një sukses i vetëm në tetë ndeshje: statistika­t fajësojnë Klopin. Murinjo kënaqet: gara për titull mbetet e gjatë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania