Panorama Sport (Albania)

Partizani, ngecin punimet në kompleks

Sipas afatit të projektit, 15 shtatori ishte data e dorëzimit

- ILIR CARA

Partizani pret që së shpejti të bëhet me shtëpi të re, punimet e së cilës kanë nisur që pas festimit të 70-vjetorit të themelimit të klubit. Janë dhënë disa afate për përfundimi­n e kompleksit të ri të Partizanit, por deri tani asnjë ambient nuk është bërë funksional në dobi të “demave të kuq”. Projekti i shtëpisë së re të Partizanit ka ndryshuar disa herë, kryesisht sa i përket madhësisë së stadiumit që përfshihet brenda kompleksit. Punimet në këtë kompleks janë zhvilluar me intervale të ndryshme, gjë e cila ka sjellë edhe shtyrjen e përfundimi­t të punimeve. Para një jave, “Panorama Sport” bëri një inspektim në kompleksin e të kuqve, por aty mbizotëron­te qetësia, pasi nuk po kryhej asnjë punim. Madje, kjo situatë qetësie mbizotëron­te që nga korriku, ku ishin kryer punimet e fundit. Për shkak të mospunimit në kompleks, terrenet ishim mbuluar nga barishtet. Partizani po e vuan prej vitesh mungesën e ambienteve stërvitore dhe për këtë shkak, prej marsit të 2010-ës, më shumë po përgatitet në terrene me bar sintetik. Për momentin, kompleksi i ri i Partizanit, që parashikoh­et të përmbajë brenda një stadium me 5-6 mijë vende, dy fusha stërvitore, hotelin dhe ambiente shërbimi mbetet në ajër, pasi askush nuk e di me saktësi se kur do të mbarojë.

AFATET E PUNIMEVE

Në ambientet ku po ndërtohet shtëpia e re e Partizanit është ngulur edhe tabela e punimeve, ku tregohet edhe afati i fillimit dhe mbarimit. Duke iu referuar tabelës, shkruhet se punimet kanë nisur më 15 maj 2016 dhe afati i dorëzimit është 16 muaj pas fillimit të ndërtimit. Sipas gjurmës së punimeve të paraqitura në tabelë, i bie që kompleksi i ri i Partizanit duhej dorëzuar i përfunduar më 15 shtator 2017. Ka kaluar një muaj nga ky afat, por dorëzimi duket ende larg, pasi mbeten edhe shumë procese për t’u kryer. Fusha e stadiumit është niveluar prej kohësh, me përjashtim të një cepi, ku pritet nxjerrja nga toka e një cisterne të groposur. “Fortesa” e re e të kuqve po ndërtohet tek ishreparti ushtarak Nr: 4030, afër Tufinës. Vlera e investimit të këtij kompleksi modern pritet të kapë një vlerë mbi 5 milionë euro. Stadiumi është parashikua­r që të ndërtohet sipas standardev­e të UEFAs, që do të thotë se mund të luhen edhe ndeshjet e tureve të para paraelimin­atore të Kupave të Europës.

 ??  ??
 ??  ?? Situata e fundit e punimeve të kompleksit të ri të Partizanit
Situata e fundit e punimeve të kompleksit të ri të Partizanit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania