Panorama Sport (Albania)

Hejnkes gjen kurën e ringjallje­s, debutim me rekord

Nën drejtimin e Jup, arrijnë fitoren më të thellë sezonale

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jup Hejnkes e nis epokën e tij të katërt në stolin e Bajernit, duke mundur 5- 0 Frajburgun në javën e 8-të të Bundesligë­s. Vendosin autogolat e Shuster 8' dhe golat e Koman 42', Tiago 63', Levandovsk­i 75', Kimish 93'. Bavarezët konfirmohe­n të dytët, -2 pikë nga kryesuesit e Dortmundit që u ndalën nga Lajpcigu. Por pavarësish­t se dora e trajnerit të ri u ndje, Frajburgu dukej një kundërshta­r shumë inekzisten­t për të krijuar një përshtypje për Bajernin e Don Jup.

SENATORËT - Ashtu siç ishte paralajmër­uar, Hejnkes i beson skemës 4-2-3-1, duke u besuar 5 senatorëve të vitit të tripletës: në mbrojtje titullarë janë Boateng-Humels, Roben luan në të djathtë të mesfushës, ndërsa Myler pas Levandovsk­it. Hames qëndron në stol, ndërsa Martinez rikthehet në mesfushë, ashtu si në vitin e tripletës. Tiago tërhiqet nga fantazia, në mesfushën defensive. Që në minutën e dytë, bavarezët krijojnë rastin e parë për gol: Koman ka topin në këmbën e majtë fare pranë zonës, por Shtencel ia heq në momentin e goditjes. Në minutën e 6-të, rast i shkëlqyer për miqtë: Kent gjendet i vetëm përballë Ulraishit, i cili e shpëton portën me këmbë. Dy minuta më vonë Kent bën një tjetër gafë: humbet topin në mesfushë, duke nisur Komanin në kundërsulm. Francezi shërben Alabën dhe në krosimin e austriakut për Mylerin ndërhyn më parë Shuster, por e devijon topin në rrjetën e tij, 1- 0. Bajerni dominon dhe në minutën e 14-të statistika­t flasin për 7 goditje në portë ndaj 1 të Frajburgut. Prandaj 2-0 që vjen në fund të pjesës së parë nuk është një surprizë: Roben shpërthen me aksionin e tij klasik në të djathtë, goditja e tij pritet nga portieri, por Koman me kokë përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë.

RIKTHIM FITUES - Në pjesën e dytë, Frajburgu nuk bën as rezistencë­n minimale dhe Bajerni shpërthen: pas një ore arbitri bën me shenjë nga pika e bardhë për një prekje të topit me dorë nga Sëjynçy: Por pasi rishikon imazhet, ai sheh pavullnets­hmërinë e prekjes dhe tërhiqet nga vendimi i parë duke akorduar vetëm goditje këndi. Pak sekonda më vonë vjen edhe 3-0: Tiago i shërbyer nga Humels, shkarkon në portë goditjen e tij nga 25 metra. Në 75' vjen 4- 0: Sëjynçy humbet topin, Myler përfiton dhe shërben Levën, i cili djeg Shvolovin në dalje. Në shtesë ka kohë edhe për golin me thembër të Kimishit pas asistit të Alabës. Përfundon kështu dhe Hejnkes rikthehet duke fituar, ashtu siç kishte bërë kur ishte larguar. Megjithatë është herët për të gjykuar.

STATISTIKA­T - Me fitoren e djeshme, 72- vjeçari ka fituar 464 pikë në 212 ndeshje si trajner i Bajernit. Mesatarja e tij 2.18 pikë për ndeshje e bën trajnerin e dytë më të mirë, vetëm pas Guardiolës (2.51). Pika e fundit që Frajburgu ka fituar në Mynih është ajo e 10 majit 1997. Në shtator 2011, ata pësuan humbjen më të thellë në historinë e tyre ( 7- 0), pikërisht në Mynih dhe në stolin e Bajernit atë ditë ishte plakushi Hejnkes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania