Panorama Sport (Albania)

Reali rigjen Ronaldon, Barça ngec në Madrid

Zidan fiton ndeshjen e 100-të, por sa vuajtje

-

Në transfertë, Reali i Madridit është i papërmbajt­shëm. Skuadra e Zidan fiton 1-2 kundër Getafes duke arritur suksesin e 13-të radhazi jashtë shtëpisë, duke vendosur një rekord të ri në kampionati­n spanjoll. Ky sukses ishte i vuajtur dhe erdhi vetëm 5 minuta nga fundi i ndeshjes, falë golit të parë në La Liga të Kristiano Ronaldos (më parë shpërdoroi 3 gola të sigurt). Ndeshja e djeshme ishte e 100-ta për Zidanin në drejtimin e Realit dhe bilanci deri tani është 75 fitore, 17 barazime dhe 8 humbje. Për më tepër, 9 tituj të fituar në 21 muaj. Jo keq në nisjen e karrierës si trajner. Por, në sfidën e tij jubilare Zidan nuk kishte mundësi të luante me Benzemanë dhe Marselon si titullarë, të cilët u rikuperuan nga dëmtimi, por nuk kishte Bejlin, Kejlor Navasin, Kasemiron, Karvahalin dhe Kovaçiçin. Temperatur­a e lartë dhe bari jo në kushte perfekte bënë që madrilenët ta kishin të vështirë të prodhonin lojë të bukur. Guaita ndal Kristiano Ronaldon, i cili shërbehet mirë nga Benzema. Pjesa e parë nuk ka shumë raste, por francezi e shfrytëzon siç duhet njërin prej tyre duke përfituar nga gabimi i dyfishtë i mbrojtjes së Getafes. Francezi tregon klasin e tij dhe instinktin vrasës duke zhbllokuar ndeshjen dhe duke shënuar golin e dytë të sezonit.

GABIM DHE GOL- Dukej se Reali do ta kontrollon­te

ndeshjen pa shumë probleme, por nuk ka gola për ta siguruar fitoren. Guaita tregohet vendimtar në dy goditjet e Ronaldos dhe Marselos, ndërsa Getafe arrin të gjejë golin e barazimit pas një gabimi të Markos Jorentes. Molina bën presion dhe barazon shifrat.

Mirëpo, Kristiano Ronaldo arrin të shënojë golin e parë në kampionat, i cili rezulton të jetë vendimtar ndoshta edhe për fat të sezonit. "Galaktikët" marrin tri pikë me shumë vlerë dhe po korrigjojn­ë disi gabimet që bënë në fillimin e sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania