Panorama Sport (Albania)

Fitojnë Tomori dhe Apolonia, ndalet Kastrioti

Golat shënohen që në pjesën e parë, pukjanët në formë

- DITMIR PEMA

Pas tri fitoreve rad hazi, Kastrioti nda let në Pukë. Krutanët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e djeshme ndaj Tërbunit. Një sfidë e luftuar fort nga të dyja ekipet, ku golat janë shënuar që në pjesën e parë. Pavarësish­t ndalesës, Kastrioti vazhdon të kryesojë Grupin A. Nga ana tjetër, pukjanët rezistojnë mirë dhe pavarësish­t se ndëshkohen që në minutat e para, gjejnë forcën dhe barazojnë. NDESHJA

Loja nis e shpejtë që në minutat e para ku Sliaj e Prendi shpërdoroj­në dy mundësi të mira për vendësit. Në minutën e 17-të, vendësit janë të pafat. Është Beci që shërben mirë Mezinin, por goditja e këtij të fundit ndalet nga shtylla. Por më pas janë miqtë ata që zhbllokojn­ë rezultatin. Në minutën e 19-të, Malindi dhe Karakaçi kombinojnë bukur mes tyre dhe dalin në një kundërsulm të shpejtë dhe pas krosimit në zonë, është Marku që godet saktë e shënon, 0-1. Pas këtij momenti, pukjanët nisin të reagojnë shpejt dhe sulmojnë me vendosmëri për të shënuar gol, por nuk ia arrijnë qëllimit, pasi Kuka është i vëmendshëm. Në një tjetër kundërsulm, në minutën e 35-të, Karakaçi gjuan, por jashtë portës. Në minutën e 40-të ka një aksion të mirë të vendësve. Topi përfundon te Taku që gjuan bukur nga rreth 18 metra dhe topi shkon në trekëndësh­in e portës mike dhe 1-1. Kjo pjesë mbyllet në barazim. Pjesa e dytë nis e shpejtë nga të dyja ekipet ku Caca gjuan fort në portën pukjane, por nuk arrin të shënojë. Vendësit bëjnë edhe zëvendësim­e, ku trajneri Krepi me ndërrimet e bëra i jep më shumë ritëm lojës. Në minutën e 75-të, mesfushori Prendi pengohet brenda zonës, por gjyqtari kryesor nuk është i mendimit për penallti. Tërbuni kishte mundësi të kalonte në avantazh në minutën e 78-të dhe 81-të, ku Taku e Saliaj kishin dy shanse të mira, por është portieri mik Kuka në një ditë të mirë që shpëton skuadrën e tij. Në minutën e 90- të sulmojnë miqtë, ku Lilaj jep një top në zonë, por nuk mbërrin askush. Kështu, përfundojn­ë 90 minuta lojë me rezultatin e barabartë 1- 1. Në fund të ndeshjes, presidenti i Tërbunit përgëzoi lojtarët.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania