Panorama Sport (Albania)

Mungon La Kamera, shansi i Bardhit që ta nisë si titullar

-

Koha e pakët në dispozicio­n nuk i jep mundësi stafit teknik të Partizanit që të bëjë shumë eksperimen­te gjatë përgatitje­s për ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Në dallim nga seanca e së premtes, dje përgatitje­t janë zhvilluar pasdite në Kamzë dhe stafi i ka angazhuar të gjithë lojtarët e pranishëm me ngarkesë të plotë. Mbrojtësi Renaldo Kalari u ça në vetullën e majtë në ndeshjen ndaj Teutës dhe iu deshën 5 qepje për të mbyllur plagën. Gjithsesi, ky lëndim nuk është bërë pengesë që mbrojtësi të përgatitej dje normalisht me ekipin. Fillimisht u tha se dëmtimi mund ta mbante Kalarin larg ndeshjes së nesërme, por tani mbetet në dorë të stafit mjekësor për aktivizimi­n. Për Luftëtarin trajneri ka të pezulluar Xhovani La Kameran, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Duke ditur këtë mungesë nga kartonët dhe problemet e mbartura me të dëmtuarit, stafi ka nisur të ideojë formacioni­n e mundshëm për nesër. Pak a shumë pritet të luhet si në pjesën e dytë me Teutën. Mungesa e La Kameras i jep mundësi Bardhit që të jetë titullar ndaj gjirokastr­itëve, por me spostime poziciones­h. Nga ajo që u pa dje, Adorjan mund të formojë treshen e mesfushës së bashku me Vilën dhe Bathën, ndërsa Bardhi mund të pozicionoh­et si sulmues i djathtë. Gjasat janë që edhe kësaj radhe mbrojtja të ndryshojë, pasi mbetet një repart që nuk po gjen stabilitet. Duke parë edhe dëmtimin e Kalarit, Kotobelli pritet të jetë në të majtë, Malota dhe Krasniqi parashikoh­en në qendër, ndërsa Progni është në avantazh para Selvaxhios. Gjithsesi, seanca e sotme mund të thotë më shumë sa i përket formacioni­t anti-Luftëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania