Panorama Sport (Albania)

Lushnja sfidon korçarët me Fation Sefën

Sulmuesi rikthehet në stadiumin ku është shpallur kampion në sezonin 2014-2015

- Alban Alushi

Pas seancës së djeshme, lushnjarët kanë udhëtuar drejt Korçës dhe në mbrëmje janë akomoduar në qytetin juglindor. Te Lushnja do të mungojë portieri Spaho, që është i skualifiku­ar, ndërsa mbrojtësi Xhafa dhe mesfushori Branica janë të dëmtuar e nuk do të jenë për një kohë të gjatë. Lushnjarët ndodhen në vendin e fundit me dy pikë dhe luajnë ndaj kryesuesve të kampionati­t me 13 pikë. Një transfertë e vështirë për verdhëjesh­ilët, në kushtet e mungesave. Gjithsesi, skuadra e Banos është përgatitur për një ndeshje të mirë. Një paraqitje dinjitoze është ajo që kërkohet nga drejtuesit e Bashkisë dhe të klubit. Ndërkohë, futbollist­i me shiritin në krah, Fatjon Sefa, luan me statusin e ish-it, teksa është shpallur kampion me Skënderbeu­n në sezonin 2014-2015. Pas këtij edicioni sulmuesi 33-vjeçar luan për tri sezone radhazi te skuadra e qytetit të tij, ku edhe në këtë edicion është kapiteni i verdhëjesh­ilëve. Lushnja nuk ka arritur asnjë fitore në pesë transferta­t e fundit në stadiumin "Skënderbeu". Verdhëjesh­ilët njohin dy barazime dhe tri humbje. Barazimi i fundit është arritur më 6 shtator 2005, me golat e Mërtirit për bardhekuqt­ë dhe Roland Dervishit për verdhëjesh­ilët. Ndërsa humbja e fundit i përket 29 shtatorit të 2013-s, kur Skënderbeu fitonte 2-0 ndaj Lushnjës me golat e Shkëmbit dhe Pejiç. GJOBA - Klubi lushnjar është gjobitur me 1 milion lekë të vjetër nga Komisioni i Disiplinës, që në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi. Selia e verdhëjesh­ilëve përmes një deklarate për gazetën "Panorama Sport", të dhënë nga sekretari i klubit, Irakli Zaka, sqaron: "Kemi marrë një dënim në vlerë monetare për ofendimet që kanë bërë tifozët në drejtim të gjyqtarëve gjatë ndeshjes Lushnja- Kukësi. Gjykimi i keq u bë shkak që të kishte edhe momente acarimi të shoqëruara me ofendime në kor. Për këtë jemi dënuar me gjobë. Dënimi nuk ka të bëjë me dëmtimin e fizioterap­istit të Kukësit, Erion Baçova. Ai dëmtim erdhi nga jashtë dhe kjo nuk është përgjegjës­i e klubit. Erdhi nga një sektor i stadiumit që është i mbyllur dhe do të jetë i tillë deri në fund të sezonit", thuhet në deklaratën e klubit lushnjar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania