Panorama Sport (Albania)

Taho këshillon Duron: Luaj me tre sulmues

“Ekipi vlonjat duhet të kthehet në identitet me... presing”

- ERMAL SIKA

Ish-trajneri dhe ish-fut bollisti i njohur i skuadrës së Flamurtari­t, Rrapo Taho, e shpreh hapur pakënaqësi­në e tij për paraqitjen e ekipit vlonjat në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai u shpreh se në Shkodër ishte vetëm pika e marrë që i la shijë të mirë. "Në ndeshjen e fundit me Vllazninë na kënaqi rezultati, por la për të dëshiruar pak loja. Kam marrë vesh që Duro pati një problemati­kë me Alveshin, por gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen edhe të administra­torit Idrizi. Gjërat po shkojnë shumë mirë. Nuk e di pse ka pasur oshilacion­e ekipi në këto ndeshje, pasi nuk jam në brendësi, por kam bindjen se ekipi do të ecë mirë në ndeshjet e radhës, duke marrë rezultate pozitive", tha fillimisht Taho.

LAÇI - Taho ndalet edhe te ndeshja e nesërme që Flamurtari do të luajë me Laçin. Sipas tij, Flamurtari duhet të kthehet te tradita e lojës me tre sulmues. "Për ndeshjen e radhës, ekipi ka moral të lartë dhe Duro di ta ndërtojë formacioni­n.

Them se do ta fitojmë ndeshjen, edhe kur kemi luajtur me Laçin kemi pasur eksperienc­ë të hidhur. Por, duhet të kënaqemi edhe me lojën e bukur. Laçi, në përgjithës­i, kur na ka ardhur në Vlorë, na ka mbyllur në mbrojtje. Duhet të kthehemi

te loja me tre sulmues, siç e ka traditë Vlora, dhe jo më te loja me dy sulmues. Duhet që të bëjmë edhe "presing". Po shikojmë se po bëhet lojë graduale dhe po zgjidhet vetëm me raste dhe me individual­itetin e lojtarëve. Nuk po bëhet lojë kolektive. Loja

duhet të jetë sulmuese pasi Laçi nuk është ndonjë superfuqi që ne të mbrohemi. Ata duan që të marrim edhe një pikë. Por, ne duhet që të kërkojmë tri pikët. Në ndeshjen me Shkodrën, Duro tregoi nivel, por nuk prodhuam lojë sulmuese.

Tri herë shkuam në portë, shënuam një gol dhe këtu del edhe dinakëria e Duros. Duhet një lojë sulmuese për të fituar ndeshjen", u shpreh ish- trajneri.

GJYKIMI - Duke folur për gjykimin, Taho beson se e njëjta histori nuk do të përsëritet në Laç edhe pse thotë se aty është fushë e vështirë. "Nuk dua të paragjykoj ndeshjen e fundit, por me atë që pashë, ajo që u dha kundër nesh nuk ishte penallti.

Por, gjyqtari la shumë për të dëshiruar në ndeshjen me Vllazninë. Ne nuk na la shumë hapësira, jepte faulle të paqena. Ne nuk duhet që t'ia hedhim fajin gjyqtarit, por duhet të shikojmë punën tonë për të ecur sa më mirë. Fusha e Laçit ka qenë shumë problemati­ke edhe në drejtim të gjykimit. Them se nuk do të kemi gabime fatale që të ndikojnë. Kur janë gabime njerëzore nuk kemi se çfarë të bëjmë", ka mbyllur Taho.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania