Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Kamza nuk është rastësi, thyejmë edhe Vllazninë

Lojtari “xhol” flet për fitoren në Gjirokastë­r dhe ndeshjen e nesërme

-

Erlis Frashëri është nga të paktët lojtarë të sezonit të kaluar që mbijetoi në Kategorinë Superiore me Kamzën. Mbrojtësi me tipare sulmuese ka një eksperienc­ë të gjatë, pasi në elitën e futbollit shqiptar është aktivizuar edhe për Skënderbeu­n e Teutën. Këtë sezon Frashëri është përdorur nga trajneri Ndreu në disa pozicione, ndërkohë që ka pasur edhe ndeshje që nuk e ka nisur si titullar. "Unë kam dhënë gjithçka në stërvitje dhe mendoj se kam qenë gati sa herë trajneri më ka kërkuar të aktivizohe­m. Nuk jam nga ata futbollist­ë që bëj polemika, por, sa herë luaj, mundohem të justifikoj besimin e stafit dhe drejtuesve", ka thënë fillimisht "kinezi", nofka që korçari ka në rrethin e ngushtë. Frashëri u fut si zëvendësue­s në ndeshjen e fundit në Gjirokastë­r, duke kontribuar në fitoren e Kamzës në kohën shtesë. "Ruaj kujtime të bukura nga ai stadium, pasi për një sezon kam qenë pjesë e Luftëtarit. Isha i bindur që nuk do të dilnim pa pikë. Mendoj se për nga mënyra se si vajti loja, e merituam fitoren. Të luash me 10 lojtarë për 60 minuta dhe për më tepër në transfertë ndaj një skuadre si Luftëtari, është shumë e vështirë për të mbajtur barazimin e jo më të fitosh. Megjithatë, nuk vodhëm asgjë. Fituam me meritë një ndeshje, në të cilën kaluam të parët në avantazh", deklaroi Frashëri. I pyetur për takimin e radhës ndaj Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 14:00 në Kamzë, mbrojtësi i krahut mendon se skuadra i ka mundësitë për një tjetër triumf. "Së pari, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, Kamza ka vijuar përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, të cilën do ta luajë nesër në shtëpi. Interesimi i tifozëve është më i madh se ndeshjet e tjera, ndërkohë që skuadra do të vuajë jo pak mungesën e pesë lojtarëve. Mbrojtësi Ivan Fushtar nuk do të luajë për shkak kartonësh, ndërsa për dëmtime do të mungojnë Sebino Plaku, Xhulio Mehmeti, Argjend Mustafa dhe Taulant Kuqi. Trajneri Ndreu do të ketë pak alternativ­a, teksa sytë janë nga sulmuesi serb, Raçiç.

pasi gjykoj që do të jetë një ndeshje më e vështirë. Vllaznia meriton respekton maksimal, por Kamza i ka të gjitha mundësitë për të fituar. Nuk mendoj se jemi rastësisht në këto nivele", përfundoi korçari që luan sezonin e tij të dytë me fanellën e Kamzës. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania