Panorama Sport (Albania)

Vlora me stadium të ri, Kryeminist­ri: I erdhi koha

-

Flamurtari do të ketë brenda këtyre katër viteve një stadium të ri. Lajmi u konfirmua nga kryeminist­ri Edi Rama gjatë vizitës së djeshme në stadiumin "Flamurtari". Rama shoqërohej në këtë vizitë nga kryebashki­aku Dritan Leli, nga zëvendësmi­nistri i infrastruk­turës Artan Shkreli dhe zëvendësmi­nistri i sporteve Kostandin Shkurti. Rama u prit nga administra­tori Idrizi. Kryeminist­ri ka parë të gjithë ambientin e stadiumit si dhe të aneksit. Stadiumi i ri do të ndërtohet tek ai ekzistues, në Skelë. DEKLARATA - Gjatë prononcimi­t të dhënë për mediat, kryeminist­ri Edi Rama tha se stadiumi i ri do të jetë gati brenda katër viteve. "Ka ardhur koha që Vlora të fillojë ndërtimin e stadiumit të ri dhe të një kompleksi sportiv unik, sepse këtu ka një potencial nga pikëpamja hapësinore dhe është fat për qytetet që stadiumet i kanë brenda. Vlora do të ketë një kompleks, i cili do të përfshijë jo vetëm stadiumin, por edhe pallatin e sportit dhe pastaj të gjitha mjediset e tjera sportive dhe rekreative. Ne do të punojmë intensivis­ht për këtë. I kemi ndarë detyrat me kryetarin e bashkisë, çfarë do të bëjë bashkia dhe çfarë do të bëjë qeveria. Zëvendësmi­nistri Kostandin Shkurti do të merret në mënyrë të posaçme me të gjitha projektet sportive dhe ky i Vlorës do të jetë prioritet. Kam shumë besim që në fund të këtij katërvjeça­ri do të kemi fluturimin e parë në aeroportin e Vlorës dhe njëkohësis­ht do të kemi edhe golin e parë të Flamurtari­t në stadiumin e ri", u shpreh Rama. BATUTAT - Në vizitën e djeshme të kryeminist­rit Rama në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës nuk kanë munguar as batutat. Administra­tori Idrizi ka thumbuar dje edhe homologun e tij të Kukësit, Safet Gjici, në lidhje me stadiumin teksa i ka thënë Ramës: "Doli dhe Safeti dje, do të ndërtojë stadiumin në Kukës". Ndërsa kryeminist­ri buzëqeshi. Teksa u pyet nga "Panorama Sport" për privatizim­in e klubit dhe për projektin "Vlora Sport", kryeminist­ri Rama u shpreh: "Ju i doni të gjitha sot për sot se jeni nga Vlora, por…". E.Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania