Panorama Sport (Albania)

Mezani sfidon të shkuarën, dy titullarë me probleme

-

Laçi i trajnerit Gentian Mezani kërkon që të lërë pas humbjen me Skënderbeu­n dhe të rikthehet te rezultati pozitiv ndaj Flamurtari­t. Laçi është pritës në këtë takim, por ndaj kuqezinjve do të luhet në Krujë, nesër në orën 14:00, për shkak të ndërhyrjev­e që janë bërë në tapetin e fushës së stadiumit të Laçit. Ndonëse luhet në stadiumin "Kastrioti" të Krujës, drejtuesit shpresojnë që të kenë edhe mbështetje­n e tifozëve, të cilëve u kanë bërë thirrje që të jenë të pranishëm. Ky duel është shumë i rëndësishë­m për të besuarit e trajnerit Mezani, pasi në rast fitoreje i parakalojn­ë vlonjatët në renditje. Trajneri Gentian Mezani, për herë të parë, do të jetë ndaj të shkuarës, pasi në sezonin e shkuar ka drejtuar Flamurtari­n. Pozitiv mund të konsideroh­et fakti se trajneri vlonjat i Laçit e njeh mirë ambientin dhe filozofinë e kundërshta­rëve të nesërm. Skuadra kurbinase pritet që të mos jetë e plotë për sfidën me Flamurtari­n, pasi dy nga titullarët e skuadrës kanë shfaqur probleme fizike pas transfertë­s së Korçës. Kejvi Bardhi me Maikon Eskuerda shikohen në dyshim për ndeshjen e nesërme. Gjithsesi, stafi teknik do ta monitorojë situatën e lojtarëve me probleme deri në fund dhe më pas do të vendoset për formacioni­n që do të përballet me Flamurtari­n e trajnerit Shpëtim Duro. Në sezonin e shkuar, Laçi dhe Flamurtari ishin dy nga ekipet që e siguruan mbijetesën në Superiore në fund të kampionati­t, ndërsa këtë edicion e kanë nisur më mirë dhe shpresohet që të mos përfshihen në zonën e rënies.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania