Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, ikën trajneri Fernandez

Në stol mbetet Kurbelo, kushti i presidencë­s është 5 pikë në 3 ndeshjet e radhës me “bigët”

- TOMOR SHEHU

Ndodhi ajo që kishte paralajmër­uar "Panorama Sport". Daniel Fernandez nuk është më trajner i Luftëtarit. Pas një takimi me presidenti­n Grigor Tavo, dje uruguaiani është përshëndet­ur me skuadrën, që e drejtoi vetëm dy muaj. Në javët e fundit Fernandez ka pasur kontradikt­a të mëdha me ndihmësin e tij, Kurbelo. Mirëpo është fakt që edhe pse ai u prezantua nga klubi si trajner i parë, gjatë gjithë kësaj kohe, në konferenca­t për shtyp para dhe pas ndeshjeve, shfaqej vetëm Kurbelo. Fillimisht u tha se ishte një zgjedhje e vetë trajnerëve nga Uruguai, për shkak se Kurbelo përshtatej më mirë, duke qenë se zotëron disa gjuhë të huaja. Gjithsesi, me kalimin e kohës Fernandez dhe Kurbelo patën përplasje për sa i përket mënyrës së stërvitjes dhe zgjedhjeve në formacion. Gazeta mëson se drejtuesit e Luftëtarit i kishin vendosur ultimatum stafit që të sheshonin marrëdhëni­et mes tyre, pasi në të kundërt, vendimi për të dy do të ishte drastik. Gjithsesi, pas humbjes me Kamzën dhe publikimit të lajmit në "Panorama Sport" se uruguaianë­t janë përçarë, menjëherë presidenti Tavo thirri në një takim urgjent Fernandezi­n. Kësisoj, palët arritën një marrëveshj­e për prishje me mirëkuptim të kontratës. Mirëpo nuk ndodhi e njëjta gjë me zv.trajnerin Luis Kurbelo. KONFIRMIMI

"Po, është e vërtetë që jam larguar. Ishte një marrëveshj­e me presidenti­n. Gjetëm gjuhën e përbashkët që bashkëpuni­mi ynë të mos vazhdojë. Deri të hënën do të kem mbyllur gjithçka sa u përket çështjeve kontraktua­le. Në respekt të presidenti­t Tavo, unë nuk do të flas për motivet e këtij largimi pa u zgjidhur përfundimi­sht kontrata. Arsyet do t'i mësoni në ditët e ardhshme. Ju falënderoj për bashkëpuni­min", ka deklaruar ekskluzivi­sht për gazetën trajneri Fernandez, i cili tani pret konfirmimi­n e klubit për

zgjidhjen e kontratës, që i skadonte në muajin gusht të vitit të ardhshëm.

KURBELO I PARË

Luis Kurbelo do të jetë tashmë edhe zyrtarisht trajner i Luftëtarit. Uruguaiani që erdhi si ndihmës i Fernandezi­t në stolin bluzi, ka kohë që ka marrë në dorë frenat e skuadrës dhe kjo është e dukshme, jo vetëm në këshillat që ai jep gjatë ndeshjeve, por edhe rolin që ka në seancat stërvitore. Kurbelo do të ketë si ndihmës tashmë trajnerin e portierëve, Dritan Kristidhi, ndërsa në rolin e përgatitës­it atletik vazhdon të jetë greku Kostas Kolcidhas. Klubi ka vendosur si kusht që në tri ndeshjet e radhës ndaj Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeu­t, skuadra të marrë të paktën pesë pikë. Gjithçka mbetet për t'u parë, teksa nesër gjirokastr­itët luajnë ndaj të kuqve në "Selman Stërmasi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania