Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Funksionon çdo repart, nuk e mendoj ende Vllazninë

-

Bardheblut­ë nuk njohin rival në Kategorinë e Parë, mirëpo për trajnerin e skuadrës kryeqyteta­se nuk ka ende vend për eufori. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ku Tirana mundi me lehtësi 0-6 skuadrën e Shkumbinit, tekniku brazilian ka evidentuar formën e të tijve, por ka bërë me dije se nuk ka vend për eufori apo as për lëshim të lojës.

FITORJA - Në lidhje me rezultatin e thjeshtë, trajneri nuk ka dashur që ta cilësojë aspak si një shëtitje apo si një takim të fituar me lehtësi. Në fjalën e tij pas ndeshjes, trajneri brazilian ka theksuar se në start skuadra nuk ka bërë aq mirë sa duhej, gjë të cilën e ka riparuar në të dytën. "Nuk ishte një shëtitje, ndërkohë që në pjesën e dytë ishim më mirë, pasi në të parën e nisëm disi me ritëm të ulët dhe ne na duhet që të mendojmë gjithmonë që të jemi në maksimum në çdo moment", ka deklaruar fillimisht kreu i pankinës kryeqyteta­se. VLLAZNIA - Sfida e radhës në Kupën e Shqipërisë do ta vërë Tiranën përballë Vllaznisë. Me kuqeblutë, duket që kryeqyteta­sit kanë edhe një histori për të tentuar "hakmarrjen" për rënien nga kategoria, me barazimin në ndeshjen e fundit në Shkodër një sezon më parë që vulosi rënien. Mirëpo, trajneri i Tiranës thekson se është ende herët për të menduar një ndeshje që do të luhet pas disa javësh. "Ajo është një ndeshje që do të na duhet ta mendojmë si finale. Ka ende shumë kohë për ta përgatitur atë dhe për momentin duhet të ruajmë përqendrim­in maksimal. Pavarësish­t kundërshta­rit që kemi përballë, na duhet të jemi profesioni­stë dhe të stërvitemi gjithmonë shumë fort për ndeshjet e kampionati­t. Unë e dua skuadrën gjithmonë në formën më të mirë dhe në mentalitet­in tim, përqendrim­i maksimal është një nga gjërat thelbësore të punës", ka vijuar braziliani. GOLAT - Tirana ka shënuar gjashtë gola në 90 minutat e luajtura në Peqin, ndërkohë që portieri Lika e ka ruajtur ende të paprekur kuadratin e portës. Për trajnerin, e gjithë skuadra po punon intensivis­ht dhe është në formë. "Stërvitemi shumë mirë në të dyja fazat e lojës, si në mbrojtje, ashtu edhe për sulmin. Gjërat po shkojnë mirë. Ngoo po shënon, gjithashtu Sentamu apo edhe të terë lojtarë. I gjithë ekipi mund të shënojë dhe më vjen mirë. Lika është duke bërë mjaft mirë gjithashtu në kuadrat. I gjithë ekipi po sillet mirë dhe stërvitjet po shndërrohe­n në paraqitje pozitive. Besoj se është fillim i mbarë për ne", ka deklaruar për mediat trajneri i bardhebluv­e, Ze Maria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania