Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja zhgënjen sërish, Burreli bëhet “mur”

Lezhjanët barazojnë, shpërdoroj­në shumë raste

-

Zhgënjen Besëlidhja. Skuadra lezhjane, që synon ngjitjen në Superiore, ngec sërish në shtëpi. Përballë Burrelit, që është në vendin e fundit me vetëm një pikë, Besëlidhja nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola. Ashtu si edhe sezonin e kaluar, lezhjanët vazhdojnë të gabojnë në ndeshjet në fushën e tyre dhe këtë e bëjnë përballë skuadrave jo shumë të forta. Ndeshja - Të parët që rrezikojnë janë vendësit në minutën e 2të me anë të Hepajt, por gjuajtja e tij devijohet nga gardiani mik. Përsëri këmbënguli­n lezhjanët këtë radhë me anë të mbrojtësit të majtë Ndreca, që sapo futet në zonën mike dhe bëhet gati të gjuajë, është Mema që e bllokon. Në të 20ën ndryshon rrjedha e lojës, pasi janë matjanët ata që ndërmarrin një sulm me anë të Kurbneshit, që pason për Ujkën dhe ky i fundit sapo futet në zonën lezhjane, neutralizo­het pastër nga mbrojtësi guineas, Olivier Dore. Por me kalimin e minutave, miqtë tërhiqen në mbrojtje, duke u bërë barrikadë para zonës së tyre. Në të 30- ën, Kamara lëviz mirë dhe shërben për Bangoura, që është i vetëm përballë Hilës, por gabon në goditje, duke e dërguar topin mbi traversë.

Ndonëse Besëlidhja për më shumë se 20 minuta e zotëroi fushën, nuk ia doli që të finalizont­e saktë. Edhe pjesa e dytë nis me vendësit në kërkim të golit. Në të 67- ën është Besëlidhja që duhej të shënonte me anë të Milotit që zëvendësoi Frrokun, por shënjestra e tij

shumë pranë portës është e gabuar. Në dy raste të Besëlidhje­s, u pretendua për penallti, por vetëm sa u ndëshkuan me kartonë të verdhë për simulim. Edhe pas pesë minutash shtesë, rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti i bardhë, 0-0. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania