Panorama Sport (Albania)

Vllaznia B surprizon Korabin, trajneri: Na nxorën me policë

-

Korabi ngec në shtëpi. Dibranët nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e tyre në përballjen ndaj Vllaznisë B. Një ndeshje ku u duk se vendësit do ta kishin shumë të lehtë fitoren, madje u krijua ideja se do të triumfonin me goleadë, por në fund gjithçka u mbyll në barazim.

Ndeshja - Loja nis në mënyrën më të mirë për Korabin. Ende pa u mbushur një minutë, Korabi kalon në avantazh. Është Peçi që finalizon saktë një aksion të vendësve dhe ngre peshë tifozët e pranishëm në stadium. Loja bëhet më interesant­e dhe dibranët vazhdojnë të sulmojnë për të shënuar gola të tjerë. Por mungon finalizimi përpara portës mike. Nga ana tjetër, shkodranët mbrohen mirë dhe në disa raste tentojnë të dalin me kundërsulm, por nuk arrijnë të barazojnë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Korabin. Në pjesën e dytë janë miqtë nga Shkodra që shfaqen më rrezikshëm dhe krijojnë raste, por vendësit vazhdojnë ta ruajnë avantazhin. Megjithatë, në minutën e 82- të është Markolaj që gjuan saktë nga jashtë zone dhe barazon rezultatin në 1- 1. Surprizohe­n vendësit dhe në minutat e

mbetura dibranët kërkojnë me çdo kusht golin e avantazhit, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në fund ka tension mes lojtarëve, ndërsa miqtë denoncojnë se kanë pasur presion nga drejtuesit vendës.

Akuzat - Në një reagim për "Shkodra News", trajneri i Vllaznisë

B, Ervis Kraja, u shpreh: "Jemi nisur që në 7 të mëngjesit për këtë takim. Kemi bërë 5 orë rrugë dhe futemi në fushë duke marrë një barazim me vlera mes presioneve të ekipit kundërshta­r. Dolëm nga Peshkopia në shoqërinë e policisë, sepse dolëm vonë nga stadiumi. Drejtuesit e Korabit bënin presione nga më të ndryshme në sy të policisë", akuzoi tekniku i kuqebluve. Fatmir Zhuzhi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania