Panorama Sport (Albania)

Tomori shpërthen në Cërrik, tifozët akuzojnë

Vendësit akuzojnë për tolerim, miqtë bëjnë spektakël

- FLORENC MANARI

Turbina është mposh tur në përballjen e djeshme të zhvilluar në Cërrik përballë Tomorit. Cërrikasit kanë pësuar një disfatë të befasishme me rezultatin 0-2 në "Nexhip Trungu". Formacioni i trajnerit Sinan Bardhi ka bërë një paraqitje mjaft të dobët në shtëpi, duke zhgënjyer të gjithë të pranishmit në stadium, jo vetëm me golat e pësuar, por edhe me lojën e zhvilluar. Nga ana tjetër, edhe me disa mungesa të rëndësishm­e për shkak të pezullimit të lojtarëve, Tomori ka arritur një fitore shumë të rëndësishm­e.

NDESHJA

Takimi ka startuar pesë minuta me vonesë për shkak të disa problemeve që kanë pasur rrjetat pas portës, të cilat, pas konstatimi­t të arbitrave, janë rregulluar. Vendësit janë të parët që tentojnë kuadratin. Kapiteni Roshi ekzekuton një goditje dënimi nga distanca që grushtohet nga portieri. Minutat vijuese luhen kryesisht në mesfushë dhe loja është përgjithës­isht fizike e pa ndonjë vizion të qartë nga të dyja palët. Në fraksionin e dytë të lojës beratasit duken më këmbëngulë­s. Në të 60-ën, Tomorit i anulohet një gol, që sipas beratasve ishte më se i rregullt, por anësori akordon pozicion jashtë loje. Tetë minuta më pas, Sharavolli në një inkursion nga e djathta, godet me forcë në diagonale dhe topi përfundon në rrjetë. Goli çon në delir beratasit, ndërkohë nga ana tjetër sportdashë­sit vendës brohorasin me ironi: "BeratiBera­ti". Cërrikasit hidhen në sulm për golin e barazimit dhe janë fare pranë tij me Bajramin, por goditja me kokë e tij pritet nga portieri Haxho. Më pas, manovrat e një avioni ushtarak që kalon shumë

ulët mbi stadium bëjnë natyrisht kureshtarë gjithë të pranishmit në "Nexhip Trungu". Ndërkohë, minutat kalojnë dhe presioni është i gjithi mbi vendësit. Por teksa pritej reagimi i cërrikasve, Tomori çuditërish­t vijon të mbetet agresiv. Afrikani Onuh përfiton

nga gafa e mbrojtësve dhe del i vetëm përballë portierit Malaj, i cili shmang një gol të sigurt. I njëjti episod përsëritet në minutën e 94-t me të njëjtët protagonis­të. Tashmë Onuh shmang me qetësi Malajn dhe me portën e boshatisur realizon golin e dytë

për beratasit. Festa është e përligjur për beratasit, madje Onuh "provokon" dhe shkon të festojë me skuadrën pranë ultrasve cërrikas. Ndërkohë stadiumi boshatiset me shpejtësi dhe tifozët cërrikas mjaft të irrituar nuk ngurojnë të hedhin edhe akuza për tolerim.

 ??  ?? Lojtarët e Tomorit duke festuar një prej golave të djeshëm
Lojtarët e Tomorit duke festuar një prej golave të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania