Panorama Sport (Albania)

Apolonia fundos Naftëtarin

Bardhejesh­ilët janë në formë, Mihana e Hysenshaha­j mendojnë për golat e suksesit

- ARBEN ÇEPANI

Naftëtari zhgënjen përsëri, ku pëson humbjen e katërt radhazi. Ishte parashikua­r si takimi i kthesës për kuçovarët, të cilët, pavarësish­t dëshirës dhe optimizmit, nuk arritën dot te rezultati i parë pozitiv në këtë kampionat. Ndërkohë, fierakët, me një futboll të qetë dhe racional, arritën një fitore të çmuar në stadiumin "Bashkim Sulejmani".

Ndeshja - Loja nisi me theks sulmues nga të dy ekipet, ku rastin e parë e krijojnë vendasit. Por, fierakët kundërpërg­jigjen me anë të Mihanës, i cili përballë portierit Koçi nuk arrin dot të shënojë. Naftëtari kërkon me insistim golin e avantazhit, ku nuk mungojnë

rastet. Është Cake që provon dy herë radhazi të shënojë, por portieri mik është në një ditë të mirë. Fierakët mbrohen me kujdes ku nuk harrojnë edhe kundërsulm­in, i cili është mjaft i rrezikshëm. Futbollist­i 19vjeçar Mihana i Apolonisë nuk do të gabojë në tentativën e tretë, ku pas një aksioni të shpejtë kalon në avantazh skuadrën e tij. Disavantaz­hi i befason kuçovarët, të cilët pas këtij momenti kërkojnë golin e barazimit. Rasti më i mirë krijohet në minutën e 35-të, ku Nallbati, pasi shmang pothuajse të gjithë mbrojtjen mike, i vetëm me portierin Çako nuk arrin dot të shënojë. Pjesa e parë mbyllet me një karton të kuq për autorin e golit Mihana, pas një ndërhyrjej­e të gabuar ndaj qendërmbro­jtësit kuçovar Xhafer Kajo. Me një futbollist më pak u mendua një pjesë e dytë më e

vështirë për Apoloninë, por kuçovarët, pavarësish­t insistimit, nuk arrijnë dot të paktën te barazimi. Madje, në minutën e 56- të, fierakët shënojnë golin e sigurisë, pas ekzekutimi­t të bukur të një goditjeje dënimi ballor nga 16 metra të Hysenshaha­j.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme.
Çast nga ndeshja e djeshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania