Panorama Sport (Albania)

Dinamo zhgënjen në shtëpi, nigerianët nderojnë Egnatian

-

Humbje zhgënjyese për Dinamon e trajnerit Igli Allmuça, e cila u mund në kompleksin sportiv në Pezë me rezultatin 0-2 nga Egnatia në sytë e tifozëve të saj. Ogbodike në minutën e 55-të dhe Baholli në fundin e ndeshjes ishin autorët e golave për bardhejesh­ilët, në një ndeshje ku blutë ishin futur në fushë për të marrë maksimumin. Edhe pse drejtuesit e kishin vënë kusht trepikëshi­n, rrogozhina­sit u treguan më modest duke qëndruar larg euforisë dhe bënë më të mirën e tyre, duke folur në fushë dhe mos i dhënë asnjë mundësi Dinamos për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndeshja - Takimi ka nisur i mirë për të dyja skuadrat që kujdesen më shumë të mos pësojnë. Megjithatë ishin miqtë ata që rrezikojnë të parët. Sulmuesi Obdike, në të 20-ën, tenton kuadratin me një goditje të bukur nga jashtë zone, por Saraçi tregohet saktë dhe grushton topin. Kundërpërg­jigjet Dinamo me Çotën, i cili në të 28ën gjuan sheshazi, por gardiani mik neutralizo­n. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Por, fraksioni i dytë i takimit nis me gol për miqtë. Në të 55-ën, afrikani Ogdobike merr një pasim të saktë në zonën e bluve, gjuan fluturimth­i dhe shënon. Dinamo mundohet të kundërpërg­jigjet, por pa sukses. Nigerianët e Egnatias ishin në formë mjaft të mirë. Në fund të takimit vjen dhe goli i nokautit. Në të 90-ën, Baholli përfiton nga një vendosje gabim e mbrojtjes së Dinamos dhe përballë portierit nuk e ka të vështirë të ndalë topin në rrjetë. Në fund të takimit, kryebashki­aku Beqir Nuredini së bashku me një grup tifozësh të ardhur nga Rrogozhina kanë festuar me lojtarët. Deklarata - Trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, pas ndeshjes është shprehur: "Kundërshta­ri e meritoi fitoren. Gjatë 90 minutave, lojtarët e mi nuk u treguan të saktë në finalizim. Këto janë mundësitë tona, shpresoj të kthehemi te fitorja javët e ardhshme". Ndërsa tekniku Gjonaj tha: "Jam shumë i kënaqur që arritëm të merrnim një fitore në transfertë, edhe pse nuk ishte e lehtë. Do i marrim ndeshjet me radhë dhe rrugës do mendojmë për objektivin madhor,

Superioren". S.Sulozeqi GOLAT: Ogdobike 55', Baholli 90' DINAMO: Saraçi, Peqini, Suvarija, Muça, Allmuça (Traga 70') , Nuriu (Doksani 80'), Toçi (Sallaku 60'), Elmazi, Lika, Gjata, Çota. ( Në dispozicio­n: Hoxha, Hasa, Tole, Shaba). Trajner: I.Allmuca EGNATIA: Haremi, Vogli, Nako, Bakiasi, Rexhepi, Dosti, Gjoka (Baholli 62'), Karaj (Friday 51'), Antony (Selimaj 86'), Orebugu, Ogbodike. ( Në dispozicio­n: Birja, Mile, Baze, Hasa) Trajner: V.Gjonaj KARTONË TË VERDHË: Muça 37', Gjata 64' / Nako 34', Dosti 58', Vogli 86'

GJYQTARË: E.Hoxha, E.Muça, E.Gjoka, E.Zhuli

DELEGAT: M.Sulejmani VËZHGUES: S.Avdo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania