Panorama Sport (Albania)

Nica kthen Bylisin te fitorja, Iliria nuk reziston

-

Bylisi mposht Ilirinë me rezultatin 2-1, falë golave të shpejtë të dy talenteve, Muratajt e Zisit. Ballshiotë­t nuk ndalen në kampionat dhe mbeten të pamposhtur këtë sezon, pasi në katër takime kanë tri fitore dhe një barazim. Në këtë mënyrë, trajneri i ri i Bylisit, Stavri Nica, debuton me fitore në një kohë që skuadra vazhdon të jetë në ndjekje të Tiranës.

Ndeshja - Trajnerët hedhin në fushën e lojës lojtarët e tyre më në formë. Ballshiotë­t hidhen në gjysmëfush­ën e Ilirisë. Zisi e Ntepe nga krahët, por edhe Murataj më i avancuar duket se vënë në vështirësi ekipin mik. Vatnikaj në majë të sulmit punon shumë, madje edhe me mbajtjen e topit dhe me vështrimin nga porta. Goli nuk vonon shumë sepse në të 14-ën është Niko Zisi, me një inkursion nga e majta e sulmit, kroson në zonë, aty ku Murataj shënon golin e parë të tijin me Bylisin dhe të ndeshjes. Ballshiotë­t marrin "frenat" e lojës në dorë dhe në të 25-ën është Paplekaj që gabon dhe aty përfiton Zisi që shmang dy mbrojtës miq dhe portierin dhe shënon golin e dytë për Bylisin. Vendasit duken të etur për goleadë, por nuk ndodh kështu. Miqtë hidhen në një kundërsulm dhe, nga një gabim i Shoshit në mbrojtje, përfiton Berberi që ia rrëmben topin gjuan dhe Dramolli e shikon në rrjetë. Ngushtohen shifrat në 2-1. Ballshiotë­t nuk pajtohen me këtë rezultat që hap ndeshjen. Vatnikaj në të 30-ën ka edhe një rast ideal që të shënojë, por topi shkon në transfertë. Në pjesën e dytë, ballshiotë­t janë më "të etur", ndërsa miqtë kërkojnë të shënojnë golin e dytë. Sala, i aktivizuar në fundin e pjesës së parë në vend të Paplekajt, dhe Ikonomi, i futur në fushë, në minutat e para të fraksionit të dytë, i japin freski skuadrës mike. Bylisi krijon raste të tjera. Me rezultatin 2-1 nuk ka asnjë garanci. Por, minutat kalojnë dhe trajneri Stravri Nica bën ndërrime. Kolgega në vend të Muratajt dhe Bella për Limajn janë dy zëvendësim­et e para. Më pas, edhe Kleo Fejzaj për të freskuar ofensivën. Por, rezultati nuk ndryshon deri në fund. GOLAT: Murataj 14', Zisi 25'/ Berberi 28'

BYLIS: Dramolli, Sunda, Shoshi, Kullira, Ntepe, Limaj (Bella 76'), Gregati, Çukuka, Murataj (Kolgegaj 70'), Vatnikaj, Zisi (K.Fejzaj 87'). ( Në dispozicio­n: Xhorxheviç, Hoxhaj, P.Fejzaj, Mehmetaj). Trajner: S.Nica ILIRIA: Baku, Boçi, Paplekaj, Turkaj, Gjokeja, Bardhi, Kurti, Mëllugja, Berberi, Xhabrahimi, Doçi (Ikonomi 46', Zuna 77'). ( Në dispozicio­n: Ujka, Balloku, Lama, Gjergji).

Trajner: F.Sala GJYQTARË: A.Stolaj, Xh.Mani, A.Koçiaj (Tiranë), A.Merdanaj (Vlorë)

VËZHGUES: Simon Qurku (Sarandë)

DELEGAT: Agim Mone (Tiranë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania