Panorama Sport (Albania)

Çekiçi nderon Pogradecin, Shënkolli i dobët në transferta

-

Pogradeci është rikthyer te fitorja. Pas barazimit në Fier javën e kaluar dhe humbjes 3-0 që pësoi në fushën e vet me Tiranën dy javë më parë, liqenorët kanë marrë dje 3-pikëshin e radhës. Në ndeshjen e djeshme ndaj Shënkollit, liqenorët fituan 1-0 në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve.

Ndeshja - Janë vendësit që rrezikojnë të parët me anë të Çekiçit, por miqtë mbrohen me shumë lojtarë. Është pikërisht ky futbollist që vë në lëvizje miqtë. Në minutën e 13-të, Kulli i Shënkollit me një aksion individual ka mundësi të shënojë, por goditja e tij përfundon jashtë. Loja bëhet edhe më e bukur, pasi fiton ritëm. Liqenorët janë afër golit, ndërsa miqtë preferojnë kundërsulm­in. Megjithatë, goli i vendësve nuk vonon. Në të 24-ën është Lami që jep një asist për Çekiçin që godet saktë dhe shënon 1-0. Pogradeci e sheh veten në avantazh, gjë që reflekton në dëshirën për të pasur më tepër gola. Liqenorët bëhen tashmë zot të fushës dhe hidhen në gjysmëfush­ën mike ku Jahaj-Topllari kombinojnë bukur dhe Lame bëhet furnizues i përpiktë, por nuk ka më gola. Pjesa e dytë nis e shpejtë nga miqtë, të cilët krijojnë edhe rastin e parë me anë të Bakos. Kundërpërg­jigjet Pogradeci me Lamen dhe Çekiçin, ku nuk mungojnë rastet e njëpasnjës­hme. Në të 62-ën është përsëri Çekiçi në një ditë të mirë, i cili gjuan fort, por grushton portieri mik. Pas minutës së 70-të, loja baraspesho­het, ku miqtë hidhen në sulm, por portieri Mali është në gatishmëri të plotë. Pavarësish­t rasteve, nuk ka më gola dhe ndeshja mbyllet me fitoren

1-0 të Pogradecit. P.Starova GOLI: Çekiçi 24' POGRADECI: Mali, Kllogjeri, Hysenllari, Pere, Pura, Lame, J.Liçkollari, Jahaj (Xh.Liçkollari 84'), Shyti, Çekiçi, Topllari (Mezini 83'). ( Në dispozicio­n: Totolaku, Hidri, Molla, Çerepi, Laçka). Trajner: F.Fetollari SHËNKOLLI: Rin. Danaj, S.Danaj, Rub.Danaj, Ceku, Selaçi, Gega, Kulli (Neka 53'), Pjetrushi, Luzi, Baku, Liçaj. (Në dispozicio­n: Hasanaj, Ramaj, Mashi). Trajner: R.Kulli KARTONË TË VERDHË: Liçaj 73', Rub.Danaj 82' GJYQTARË: E.Llapaj, R.Malaj, T.Kasaj, A.Stefa (Vlorë) VËZHGUES: Mikel Shestani (Tiranë)

DELEGAT: Altin Kovaçi (Elbasan)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania