Panorama Sport (Albania)

“Derbi” blindon kreun, fitorja e parë për Vllazninë

Barleti thyen shkodranet, Tirana "shëtitje" me Lushnjën

-

Janë luajtur ndeshjet e jav ës së tretë të kampionati­t kombëtar në volejboll për meshkuj. Vllaznia nuk e ka patur të vështirë të fitojë 3-0 ndaj ekipit të Skënderbeu­t, e para për këtë sezon. Vllaznia e mbylli kampionati­n e kaluar si kampione e Shqipërisë. Trajneri Adrian Mikopula kërkon që ekipi i tij të jetë mes 4 vendeve të para. Studenti ka dalë fitues edhe në derbin ndaj Farka Volej 3-0 dhe mbetet e pathyer në krye të renditjes, me 8 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh pozicionoh­et edhe Tirana, që mposhti pa shumë probleme 30 Teutën në "Fahrie Hoti", në një ndeshje që pati rivalitet vetëm në setin e dytë, pasi më tej loja ishte një dominim i ekipit vendës. Partizani rikthehet te suksesi dhe tri pikët e radhës. Të kuqtë e mbyllën 3-0 me sete në transfertë­n e Elbasanit, në përballjen që u luajt në pallatin e sportit "Tomorr Sinani". Seti i parë u mbyll në shifrat 16-25 për të kuqtë, ndërsa në të dytin nuk mungoi rivaliteti në lojë. Gjithsesi, ajo u fitua sërish nga miqtë, kësaj here në shifrat 28-30. Nuk ka më histori në setin e tretë, teksa të kuqtë tregojnë "dhëmbët" dhe ia dalin të fitojnë bindshëm 11-25 dhe krejt takimin 3-0.

FEMRAT- Edhe këtu kryesimi ndahet për momentin mes dy skuadrave të kryeqyteti­t Tirana dhe Barleti Volej. Vllaznia është mundur 3-1 nga skuadra kampione. Edhe pse luajtën në shtëpi, vajzat shkodrane nuk ia kanë dalë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj ekipit kryeqyteta­s. Kur rezultati ishte 2-0 për miqtë, Vllaznia fitoi setin e tretë, por jo më shumë duke u dorëzuar shpejt dhe duke bërë që Barleti ta fitojë ndeshjen 3-1. Pas këtij takimi, trajnerja e Vllaznisë, Sadije Gogaj, tha se objektiv për këtë sezon është një vend mes katër ekipeve më të mira. Tirana e ktheu më tepër në një seancë stërvitore me Lushnjën të fituar po 3-0. Mjafton të shohësh fundin e setit të parë 25-4 për të kuptuar edhe diferencën mes kampeve. Suksesin e parë sezonal arriti dje Partizani, që në "Asllan Rusi" mposhti pas setit final 3- 2 Teutën. Pas fitores në transfertë ndaj Lushnjës, u duk se do ta kishte edhe më të lehtë fitoren ndaj Skënderbeu­t, falë mbështetje­s të tifozërisë vendëse. Por skuadra mike me shumë përvojë në grupin e elitës arritën të thyejnë Korabin 3-0. Ka startuar dje kampionati i Grupit A2. Apolonia fitoi pastër ndaj Divjakës, 3-0. Në setin e parë pas barazimit 14-14, fieraket patën epërsi të thellë dhe fituan 2517. Edhe seti i dytë përfundon me të njëjtat shifra. Apolonia është përpara 19-9 dhe e mbyll 25-17. Në setin e tretë, Divjaka arrin të udhëheqë deri në 9-7, por Apolonia përmbys 14-10 duke i shkuar deri në fund avantazhit për të fituar, 25-20. Fitore të parat sezonale edhe për Vlora Volej dhe Mirditën. Vlora Volej mposhti 3-1 Elbasanit, në një ndeshje të luftuar deri në setin e tretë. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një set me të njëjtat shifra 25-20 duke çuar ndeshjen në 1-1. Seti i tretë ka qenë i rivalizuar deri në pikën e fundit, me ekipin vendës që ka treguar me shumë Nga ndeshja e djeshme

Partizani-Teuta 3-2

qetësi në fund dhe ka fituar 2624. Një set që vendos edhe lojën, pasi në setin e katërt Elbasani humbet qetësinë, ndërsa ekipi vlonjat është më i kujdesshëm në lojën e vet duke mbyllur gjithçka në favor 3-1.

K.Brahimaj/S.Nikshiqi/ V.Mema/A.Alushi/F.Zhuzhi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania