Panorama Sport (Albania)

Europiani në Durrës, Urso: Shqipëria gati edhe për Botëror

-

U zhvillua dje në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit ceremonia hapëse e Kampionati­t Europian për të rinj dhe U23 që do të mbahet në këtë qytet nga data 15-22 tetor. Gjatë këtyre ditëve të rinj dhe të reja nga 37 vende të Europës do të sfidohen mes tyre në betejën për medalje. Në fakt nuk do të jetë çudi nëse do të bëhemi dëshmitarë të ndonjë rekordi, pasi pjesëmarrj­a e sportistëv­e elitarë premton shumë. Në total do të jenë 450 peshëngrit­ës (femra-meshkuj), të cilët që prej orës 10:00 të ditës së sotme do të vihen përpara pedanës. I gjithë qyteti i Durrësit është i mbushur nga sportistë, banera dhe dashamirës të këtij sporti. Ceremonia e djeshme u çel nën motivet e muzikës tradiciona­le shqiptare me vajzat e shkollës së baletit të Tiranës që performuan në fillim. Më pas ishte radha e paradës së flamujve ku të gjithë pjesëmarrë­sit brohorisni­n për flamurin e tyre. Më pas mbajtën fjalën përshëndet­ëse presidenti i FSHP, Elez Gjoza, presidenti i Federatës Europiane të Peshëngrit­jes, Antonio Urso, si dhe kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako. Zoti Gjozaj, duke dhënë garanci për mbarëvajtj­en e aktiviteti­t, e vuri theksin te kushtet që u janë krijuar pjesëmarrë­sve. Presidenti i Federatës Europiane, Orso, u shpreh mjaft i kënaqur për organizimi­n dhe theksoi që ka premisa të mira që në të ardhmen në Shqipëri të organizohe­t edhe ndonjë kampionat botëror. Në fund të ceremonisë u shpërndanë medalje mirënjohje­je për figurën e të ndjerit Muhamet Malo, medalje që iu dorëzua djalit të tij. Nga ana tjetër, me po të njëjtën medalje u nderua edhe Asim Belinova. Roland Gjini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania