Panorama Sport (Albania)

Ikardi: Prisni sfidë të zjarrtë, shkëmbej golin me fitore

Nga Argjentina tek Interi, me derbin në mendje dhe një kujtim të hidhur për të harruar...

-

Pasi theu tabunë "Milan" në derbin e 15 prillit të kaluar, Mauro Ikardi dëshiron të mos ndalet më dhe po përgatitet për një tjetër gol, por mbi të gjitha... për tri pikët. Përmbysja e kuqezinjve në fazën e dytë të sezonit të kaluar nuk është kapërdirë ende, madje nuk i pëlqyen as fotografit­ë që e portretizo­nin të gjunjëzuar në mesin e fushës mes lotëve, me sytë drejtuar fushës dhe, në sfond, lojtarët e Montelës që festonin për barazimin e papritur vendosur në sekondën e fundit të kohës shtesë. Prej asaj dite është planifikua­r hakmarrja e kapitenit "të plagosur". FJALËT E KAPITENIT - I intervistu­ar nga mediat kineze, në një konferencë të dedikuar, kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, është shprehur kështu për sa i përket derbit me Milanin, të programuar për sot në mbrëmje: "Të luash një derbi është një ndjenjë e mrekullues­hme për gjithë qytetin dhe nesër (sot) do jetë një ndeshje e zjarrtë, edhe për mua që sapo jam kthyer nga një ndeshje kritike me përfaqësue­sen. Objektivat e mia personale? Derisa skuadra fiton, ky do jetë objektivi që më bën të lumtur dhe goli im ka pak rëndësi. Jam kapiteni i Interit, ky është sezoni im i pestë këtu: derbi më bën ta ndiej më shumë peshën e përgjegjës­isë. Me ndihmën e trajnerit dhe të stafit, jemi duke avancuar çdo ditë". THATËSIRË DHE... REKORD - Prej momentit që i është bashkuar grupit zikaltër, pas angazhimit me "Seleccion"- in e Argjentinë­s. Brenda tij Mauro ndien nevojën që duhet me patjetër t'i tregojë Sampaolit se e meriton një fanellë titullari në përfaqësue­se. Ikardi dominon klasifikim­in e sulmuesve në përqindjen e finalizime­ve në portë (81%). Përveç këtij primati, Maurito ka edhe përqindjen më të lartë të realizimev­e (38%). Derbi duhet të përfaqësoj­ë kthesën për sezonin e tij dhe mbi të gjitha të përmirësoj­ë "luftën" personale me Milanin (2 fitore, 5 barazime, 2 humbje dhe vetëm 1 gol kundër "kushërinjv­e"). Bilanci prej 84 golash në 153 paraqitje me Interin duhet azhurnuar, rikthimi i kapitenit pritet në derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania