Panorama Sport (Albania)

Persekini: Ibra maniak i gramaturës, Dezai “napolitani”

Kuzhinieri i skuadrës së Milanit rrëfen sekretet e recetave të kuqezinjve

-

Ekipet e mëdha kurojnë detajet dhe në prag të një sfide si derbi, ushqimi është një element jo me pak rëndësi. Mikele Persekini prej 31 vitesh gatuan për Milanin dhe kampionët e historisë kuqezi.

Si erdhët te Milani?

Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Mendoza, ishte mik i ngushtë me Berluskoni­n. Ishte numri 1 madrilen që ndikoi në zgjedhjen time si kuzhinier për transferta­t e kuqezinjve. Me kalimin e kohës u bëra shefi zyrtar i klubit.

Kupë Kampionesh apo Kampionat?

Nata e Barcelonës në 1989 ndaj Steauas mbetet kujtimi im më i bukur. Isha vetëm 27 vjeç dhe pas fitores duhej të gatuaja për skuadrën. Taksi nuk gjendeshin, për fat gjeta dikë që më shoqëroi në hotel. Djemtë hëngrën peshk, ravioli dhe lazanja.

Cilët kanë qenë shijuesit më të mirë ndër vite të gatimeve tuaja?

Ançeloti në kohën e Sakit dhe Dezai në skuadrën e Kapelos. Pirlo njihte verërat, ndërsa Kafu çmendej për sallamin pas ndeshjeve. Ibrahimovi­ç ishte tekanjoz i madh, zgjidhte çdo gjë me gramaturë, ma nxinte jetën, pavarësish­t se gatuaja vakte për sportistë. Sot Romanjoli është disi problemati­k, ndërsa Montolivo do vetëm gorgonxola.

Po pjata e preferuar e Montelës?

Spageti me salcë arrash ose domate dhe ullinj të zi.

Cila ka qenë transferta më e vështirë? Në Itali nuk kam probleme, ndërsa këtë sezon vuajta shumë në Kraiovë (Rumani). Ndryshuam dy hotele dhe pazarin e kam bërë vetë. Mezi gjeta gjithçka më duhej, megjithëse u ngrita shumë herët në mëngjes.

Na thoni një histori që nuk e di askush.

Marsel Dezain, në transfertë­n e tij të parë si kuqezi, e rastisa duke ngrënë spageti. Ishte aq i shpejtë dhe aq praktik, sikur gjithë jetën kishte konsumuar makarona. Hante si një napolitan i vërtetë.

Shef Persekini, na thoni një pjatë që përfaqëson sfidën Inter-Milan?

Si një takim milanez mund të them se do të shkonte me rizoto dhe kotëletë, por edhe thjesht me kripë e piper nuk do të ishte keq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania