Panorama Sport (Albania)

Montela: Renditja gënjeshtar­e, ky derbi i rilindjes

Trajneri: Dua t'i ngjaj Spaletit, por jo nga flokët

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Që nga ndeshjet eu ropiane e deri te sfida e fundit, Montela është mësuar me konferenca, por ajo në kuadër të derbit ishte ndryshe, me trajnerin e gatshëm për përgjigje më të detajuara se zakonisht.

Montela, keni 2 javë që përgatiten­i për një variant të ri 3-5-2.

Djemtë kanë punuar mirë dhe janë përpjekur shumë, sidomos Suso e Bonaventur­a. Kemi nevojë të luajmë më shumë në zonën kundërshta­re, sidoqoftë për momentin mendojmë të shfrytëzoj­më cilësitë tona.

Keni shumë trysni, por a mund të na thoni kur argëtohet Montela?

Kur thonë se kam gabuar formacion. Është e lehtë të gjykosh pas ndeshjeve. Zgjedhjet i mendoj gjatë dhe ndihem mirë kur kam liri.

Meqë jemi te liria, këtë vit pa Berluskoni­n, kush ju këshillon?

Të gjithë vazhdojnë, madje edhe im bir, megjithatë unë vendos vetë. Nëse nuk do të kisha këtë autonomi që kam, nuk do të isha trajner.

Drejtuesit ju kanë lënë dorë të lirë, e ndieni besimin e klubit?

Me krerët flasim shpesh, sidomos me Mirabelin që e takoj çdo ditë në "Milanello". Kam liri dhe mbështetje absolute, nuk kam asnjë ankesë.

Dhomën e zhveshjes

kush e kontrollon?

Patjetër që unë. E ndiej që kemi dëshirë për të bërë mirë punën tonë. Jemi një grup cilësor që duhet të rritet përmes vështirësi­ve. Kemi etje për sukses, pak rëndësi ka nëse fitojmë bukur ose jo.

Kë do t'i hiqnit Interit në derbi?

Them se Perisiç. Ndërkohë me një fitore Interi rrezikon t'ju lërë dhjetë pikë larg.

Nuk e cilësoj të humbur ndeshjen pa e luajtur, ne nuk jemi aq keq sa për të qenë shtatë pikë larg. Jemi dy ekipe cilësore, avantazhi i tyre quhet Spaleti. Uroj të arrij nivelet e tij pa humbur flokët.

Në sulm keni zgjedhur Andre Silvan. Kjo sepse u dëmtua Kaliniç?

Nuk ka rëndësi kush luan, skuadra është mbi individin. Në fillim Andre ishte thjesht i bukur dhe nuk e kam fjalën MIRABELI

fizikisht. Sot po flasim për dikë që çoi Portugalin­ë në Botëror. Kam besim tek ai.

Sa rëndon personalit­eti i Bonuçit në skuadër?

Aspak, jemi një skuadër më se e bashkuar. Bonuçi është një vlerë e së tashmes dhe e së ardhmes sonë. Sot e bëjnë fajtor për çdo detaj, por së shpejti do të shohim Leonardon e vërtetë.

Si fitohet një ndeshje e tillë?

Termi nerv nuk më pëlqen, ndaj do të thosha që derbi fitohet me grintë, shpengim dhe forcë.

Keni sot më shumë trysni apo kishit në Supërkupën e Dohas?

Kjo ndeshje vlen për rilindjen tonë, Superkupa ishte diçka tjetër që na dha stimujt e duhur për t'u rikthyer në Europë.

Forcë apo taktikë për fitoren ndaj Interit?

Nuk e kam menduar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania