Panorama Sport (Albania)

Bilja: 50 km në këmbë, nëse shënoj në derbi

Mesfushori i lëshon dorashkën e sfidës Ikardit

-

Në një intervistë ekskluzive për kanalin e klubit, Lukas Bilja ka folur për derbin dhe disa tema të aktualitet­it kuqezi.

Fjalë të ëmbla ato të argjentina­sit për trajnerin Montela: "Absolutish­t ndër më të mirët në Itali. Skuadrat e tij luajnë mirë dhe kërkojnë rezultat nëpërmjet cilësisë. Ne kemi vlera, ndaj shpresoj në një derbi në lartësinë tonë. Të dielën dua të fle i lumtur". Qasja ndaj ndeshjes ishte një tjetër pikë ku mesfushori i ardhur nga Lacio u ndal në fjalën e tij: "Duhet të luajmë si ndaj Romës, por në fund të ketë një rezultat tjetër. Nuk duhet të humbim toruan kur pësojmë. Nëse gjejmë forcën për të kryer këtë hap, nuk mund të na ndalë më askush". Të mërkurën luajti për Argjentinë­n, të enjten në mëngjes ndodhej në Milanelo. Bilja nuk kursehet për skuadrën brenda dhe jashtë fushe. Ja si e shpjegon ai: "Nxitova sepse dua të ruaj këtë nivel tensioni psiko-fizik. Kam vuajtur jo pak këto ditë, por pa e humbur vëmendjen nga objektivat e mi. Me Argjentinë­n ia dola, shpresoj të bëj të njëjtën gjë ndaj Interit". Receta e argjentina­sit për sukses kalon në ndalimin e kapitenit zikaltër, Mauro Ikardi. Për shokun e tij në kombëtare, Bilja kërkon vëmendje maksimale, duke theksuar: "Interi nuk ka vetëm Mauron, por rreziku numër 1 mbetet ai. Duhet kujdes dhe vëmendje, kam besim se mund t'i ndalim. Nëse shënoj, do të shkoj në këmbë deri te 'Shën Mëria e Luhanit'. Do të ishte pelegrinaz­hi i dytë prej 50 kilometras­h, pasi duhet ta bëj fillimisht për kualifikim­in e arritur me Argjentinë­n".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania