Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Dibalën e studiova, këshillat e babait më vlejtën

"Më ka thënë që gjithmonë të hidhem nga e djathta"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka përballë të ashtu quajturin "Mesi i ardhshëm" dhe në minutën e 97-të bëhet heroi i Lacios. Thomas Strakosha pret penalltinë në frymën e fundit dhe i jep skuadrës së tij një triumf historik në Torino. Gardiani i Kombëtares shqiptare çmend Italinë me paraqitjen e jashtëzako­nshme ndaj kampionëve të Juventusit dhe i detyron këta të fundit të kalojnë një minikrizë. Pas Berishës në javën e fundit, këtë herë ishte portieri tjetër shqiptar që ndali Dibalën. Ai tregon momentet e 11-metërshit, sekretet e përgatitje­s së sfidës dhe këshillave të babait të tij Foto. I thotë gjithmonë të hidhet djathtas dhe këtë herë qëlloi në shenjë...

E keni idenë se çfarë keni bërë?

Nuk e kam bërë vetëm unë. Mirëpo meritën maksimale e keni ju me pritjen e penalltisë...

Mendoj që është arritje në grup. E kemi bërë të gjithë si skuadër, bashkë me grupin, stafin dhe tifozët.

Çfarë menduat përpara penalltisë?

Mendova vetëm që barazimi nuk do të kishte qenë rezultati i drejtë për atë që dhamë në fushë. Sipas meje, kemi dhënë gjithçka në këtë sfidë. Duhet ta prisja patjetër penalltinë, sepse do të ishte mëkat nëse nuk e fitonim këtë ndeshje.

Si arritët ta prisni penalltinë e Dibalës?

Kam bërë pjesën time, por me ndihmën e Zotit.

Këshilla nga babai për penalltitë?

Si babai, ashtu edhe Grixhioni më kanë këshilluar që të hidhem nga e djathta dhe në atë moment atë gjë bëra.

E kishit studiuar më parë si godet Dibala?

Po, e kam parë edhe në të shkuarën për mënyrën si i ekzekuton penalltitë. E dija se ku duhet të shkoja në atë moment dhe arrita të pres atë penallti, më në fund.

Fitore e merituar apo me fat?

Në ndeshje të tilla vlen çdo aspekt. Megjithatë, na duhej edhe neve pak fat, pas atij momenti të pozicionit jashtë loje (goli i parë i Juventusit).

Ishte kjo ndeshja më e bukur në karrierë?

Nuk di ta them këtë, por sigurisht që është një nga 5 më të bukurat që kam luajtur. Sigurisht që e para vazhdon të jetë Superkupa e Italisë.

Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur…

Është një person i jashtëzako­nshëm, përveçse një futbollist i shkëlqyer. Jepte gjithmonë këshilla të vlefshme në fushë.

Do të shkoni në Champions?

Dëshira është e madhe, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duke punuar, mund t'ia dalim. E rëndësishm­e është që ta mbyllim kampionati­n në pesë vendet e para. Kjo do të ishte diçka e bukur. Kampionati është i gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu, sepse një rezultat negativ mund të ndryshojë gjithçka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania