Panorama Sport (Albania)

Siti i bën “ves” goleadat, bien Arsenali dhe Çelsi

-

Në përfundim të javës së tetë, Mançester Siti vazhdon të ruajë kryesimin, madje duke vijuar me paraqitjet spektakola­re. Ndaj Stok Sitit u pa një ndeshje pa shumë histori me djemtë e Guardiolës që ofruan "show"-n e radhës. Gabriel Zhezus, Sterling dhe Silva u dukën sikur mbyllën ndeshjen brenda 27 minutave të para. Me "qytetarët" që u përgjumën disi, Stok gjeti rrugën e golit dy herë, fillimisht me Diuf dhe tri minuta më pas falë një autogoli të Kajl Uoker. Ngushtimi i rezultatit zgjoi Sitin, që falë Gabriel Zhezus dhe Fernandinj­os e thelloi rezultatin. Realizimet e Sane dhe Bernardo Silvës shërbyen për të blinduar edhe më tej fitoren dhe për të çuar në 29 numrin e golave në kampionat të djemve të Guardiolës.

Çelsi vazhdon të mbetet jashtë zonës "Champions", sidomos pas disfatës ndaj Kristal Palasit. Sfida në "Selhurst Park" nisi keq për djemtë e Kontes pas autogolit të Sezar Azpilikuet­ës. Pas 7 minutash blutë barazojnë me Bakajoko, por është Vilfrid Zaha që shënon golin e fitores për vendësit. Këto ishin pikët dhe golat e parë në kampionat për ekipin e Roi Hoxhson, që nis kështu të marrë frytet e punës së tij. Kjo është humbja e dytë për "Blutë" e Londrës në dy takimet e fundit, çka nuk është një tregues i mirë, sidomos në kuadër të ndeshjes së javës së ardhshme ndaj Romës në Ligën e Kampioneve. Arsenali humbi "derbin" ndaj Uotfordit ditën e djeshme. Golit të Per Mertezaker në minutën e 39- të iu kundërpërg­jigj Troi Dinej me 11-metërsh 20 minuta nga fundi i takimit. Në minutën e dytë shtesë, Tom Kleverlej dërgoi në avantazh të tijtë, që përveç fitores i siguruan Uotfordit kapërcimin në klasifikim të djemve të Venger. Me rezultatet e djeshme "topçinjtë" vazhdojnë të bien në vendin e gjashtë në klasifikim, ku pikërisht Uotfordi rendit tashmë i katërti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania