Panorama Sport (Albania)

Vetëm 1 pikë, Barcelona s’e ha dot... ëmbëlsirën

Simeone “serviri pjatat”, por katalanasi­t nuk morën 3 pikë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një pjesë dhe një pikë për kokë... Në "pjatën" e fortë të javës së tetë të kampionati­t spanjoll, Atletiko dhe Barcelona ndahen në paqe. Skuadra e Simeones e nis mjaft mirë duke kaluar në avantazh me Saulin, por katalanasi­t vendosën baraspeshë­n falë Luis Suarezit. Më parë, kishin goditur shtyllën me Leo Mesin dhe kishin humbur një rast të artë për të shënuar në portën e Oblakut. Por, ky barazim sigurisht që vlen shumë sepse i lejon katalanasi­t të jenë pesë pikë më shumë sesa Reali dhe gjashtë më shumë se Atletiko dhe Sevija. Klimë e nxehtë për mbrojtjen e simboleve kombëtare në "Vanda Metropolit­ano". Ishte transferta e parë për blaugranët pas referendum­it dhe kundërshta­ri nuk ishte i lehtë. Duhet të përballesh­in me Atletikon e Madridit. Valverde zbret Andre Gomeshin në sulm përkrah Mesit dhe Suarezit, ndërkohë që Simeone gjithmonë me 4-4-2 klasik.

SAUL VENDIMTAR-Atletiko shënoi e para, por Barcelona ishte ajo që pati raste të shumta. Mesi humbi një gol të sigurt pasi kombinoi bukur me Suarezin, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Por ulërimat e Simeones zgjojnë skuadrën dhe Grizman dy herë përhap panik në zonën e Ter Shtegenit. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 21-të, pas një aksioni Karrasko-Saul, ky i fundit godet bukur dhe e dërgon topin në rrjetë duke shpërthyer në festë tifozët e pranishëm në stadium. Barcelona kërkon të reagojë, por e mban topin në zonën e saj dhe nuk arrin të çajë dot mbrojtjen e ngritur mjeshtëris­ht nga "Çolo".

REAGIMI- Katalanasi­t provuan të ndryshojnë marshin e lojës në pjesën e dytë duke rritur

ritmin dhe krijojnë raste të rrezikshme. Suarez vë në provë Oblakun, por reagon mirë slloveni. Një minutë më vonë është Mesi që fatkeqësis­ht godet shtyllën, ndërsa Valverde zbret në fushë Serxhi Roberton dhe Deulofeun. Presingu i Barcelonës bëhet asfiksues për Atletikon

në 20 minutat e fundit, që nuk po dilte dot nga mesfusha. Për t'u hequr fitoren nga duart mendoi Luis Suarez, i cili përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes dhe me kokë barazoi rezultatin. Në "Vanda Metropolit­ano" pllakos heshtja dhe minutat e mbetura janë shumë

pak për të reaguar, apo për të prodhuar ndonjë rezultat tjetër. Në fakt, Suarez ka dy raste shumë të mira, por nuk ia del t'i shfrytëzoj­ë. Simeone tha që në shtëpinë e tij, miqtë duhet të hanë pjatat që u servir ai dhe nisur nga kjo i bie që Barcelona nuk e hëngri dot ëmbëlsirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania