Panorama Sport (Albania)

Grezda “çmend” kroatët, Durmishaj gol Olimpiakos­it

Albian Ajeti debuton me gol te zviceranët e Bazelit

-

Fundjavë pozitive për disa prej kuqezinjve. Mjaft të përmenden dy golat kundër Olimpiakos­it dhe Dinamos së Zagrebit, për të treguar që kuqezinjtë kanë në përbërje filiza vërtet të artë. Eros Grezda po kalon një superformë. Pas Spanjës dhe Italisë, shqiptari ka bërë një paraqitje të mrekullues­hme edhe në Kroaci, përballë gjigantëve të Dinamos së Zagrebit. Mesfushori i Kombëtares ka marrë një asist mes mbrojtësve të Dinamos, ka ulur topin mjaft mirë dhe më pas ka kalibruar për të shënuar në diagonale. Një gol vërtet i bukur dhe mbi të gjitha me vlerë. Për fat të keq, për shqiptarin, Dinamo Zagreb ka arritur të barazojë në minutën e pestë të kohës shtesë. Në Greqi, Florin Durmishaj ka realizuar golin

e tretë të Panioniosi­t në humbjen 34 përballë Olimpiakos­it. Skuadra e shqiptarit e ka nisur sfidën në mënyrë të përsosur, duke kaluar në avantazh në minutën e tretë. Mirëpo, miqtë e Olimpiakos­it kanë realizuar tri herë në pjesën e parë. Panionios ka ngushtuar rezultatin në minutën e 83-të me penallti dhe një minutë më vonë sulmuesi i Kombëtares Shpresa ka barazuar

përkohësis­ht rezultatin. Për fat të keq, një penallti është shndërruar në gol nga lojtarët miq në të 87-ën dhe Olimpiakos ka dalë me tri pikë nga fusha. Në Zvicër, Bazeli ka triumfuar 0-4 kundër Luganos dhe Albian Ajeti ka shënuar në ndeshjen debutuese. Basha është ndalur në barazim 2-2 përballë Pro Verçelit të Vajushit, ndërsa Andi Lila ka triumfuar 3-1.

 ??  ??
 ??  ?? Eros Grezda
Eros Grezda
 ??  ?? Florin Durmishaj
Florin Durmishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania