Panorama Sport (Albania)

Nga ndarja me gruan te Samanta, Panuçi rrëfen jetën

“Femrat e bukura? Çdo mashkulli i pëlqejnë”

-

Familja, martesa e më parshme, djali dhe marrëdhëni­a aktuale me Samantën. Tema personale dhe pak të prekura më parë janë rrëfyer në një intervistë për moderatore­n Nevina Shtylla dhe emisionin "Jo vetëm modë" nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi.

BABAI - "Babai im ka qenë futbollist, ka luajtur në kategorinë e tretë dhe kështu që i vogël topi ka qenë prezent në shtëpi. Pasionin ma ka pasuar që fëmijë kur doja të luaja futboll. Ishte një shembull për mua pasi ka qenë i zoti si trajner për fëmijët. Ai ka pasur ndikim të rëndësishë­m në adoleshenc­ë. Unë jam përkushtua­r gjithnjë dhe që 15 vjeç kam shkuar në Xhenova sepse doja të bëhesha futbollist, kam qenë shumë serioz në këtë këndvështr­im. Do kisha dashur të punoja në vende turistike sepse më ka pëlqyer të udhëtoj, por më pas fati deshi që të bëhesha futbollist".

ISH-GRUAJA - "Unë kam qenë i martuar për 9 vjet me atë që sot është mamaja e djalit tim. Ishim shumë mirë, por jeta vazhdoi dhe tani kam një raport fantastik me të dhe është mikja ime më e mirë. Femrat u pëlqejnë të gjithëve, edhe mua si çdo mashkulli tjetër".

FËMIJA - "Djali im ka luajtur basketboll dhe tani luan futboll pranë Romës, por më e rëndësishm­e është që ai të argëtohet dhe të bëjë atë që preferon. Unë kërkoj vetëm lumturinë e djalit tim, nëse do ai, mund të bëhet picier, unë dua ta shoh të realizuar. Unë shikoj djalin tim gjatë trajnimit, por nuk them asnjë fjalë sepse shpesh baballarët janë shkatërrim­i i fëmijëve të tyre, ai ka një trajner dhe duhet të flasë me trajnerin e tij, më pas nëse më kërkon, unë jam në dispozicio­n".

SAMANTA - "Samantën e kam njohur 6 vite më parë, kur isha pjesë e kërcimit dhe e kam ritakuar një vit më parë kur trajnoja Ternanën dhe që aty nisi historia jonë. Një histori shumë e thjeshtë, dy njerëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë. Ajo ka jetën e saj dhe unë kam timen. Ka shumë respekt për një marrëdhëni­e të tillë. Ne jetojmë me shumë liri. Unë jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull sepse është normale. Ajo është mama dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeç. Në këtë këndvështr­im, nuk kemi asnjë lloj problemi. Kur je gati 45 vjeç, kërkon histori të qeta dhe hapësirë vetjake, sepse nëse nuk është kështu, ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë dhe nuk ndryshon asgjë".

PËR DE BIAZIN - "Ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares e pranova menjëherë. Shqipëria ka federatë prestigjio­ze dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë si dhe jam i bindur se mund të bëhet një punë e mrekullues­hme. Shpresoj t'ua shpërblej duke u dhuruar Europianin. De Biazi foli pozitivish­t për mua dhe për këtë duhet ta falënderoj. I kërkova këshilla sepse e njihte Shqipërinë prej 6 vitesh. Ai ka qenë i rëndësishë­m. Më ka dhënë shumë këshilla, por mbeten shumë private. Më ka thënë se do të jetoj një eksperienc­ë shumë të bukur".

BEZDIA - "E vetmja gjë që s'më pëlqen është trafiku, pasi rrezikoj të humbas avionë. Unë nuk kam bërë kurrë jetë nate, kam bërë jetë të rregullt. Dal për darkë, kam pasion të luaj golf. Për jetë nate kam dalë kur isha në Majami. Ka qenë në korrik, para se të firmosja me Shqipërinë. Unë kur vij Këtu, punoj gjithë ditën, por do të shkoj në jug të Shqipërisë, pasi më kanë thënë se është bukur. Unë kam përgjegjës­i të madhe dhe do të jap maksimumin për skuadrën", përfundoi Panuçi intervistë­n për "Jo vetëm modë".

 ??  ??
 ??  ?? Panuçi dhe
Samanta
Panuçi dhe Samanta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania