NOTAT E JUVES
SHEZNI PA NOTË - Goditja e Çiçiretit është i vetmi rrezik, më pas shijon ndeshjen si spektator pa pagesë.
DE SHILJO 6.5 - Pas një pjese të parë anonime, rikthehet në fushë në format cilësi/sasi. RUGANI 6 - Nuk vuan aspak dhe mbyll si duhet në ato raste kur duhet ndihma e tij.
KIELINI 6 - Dëmtimi në kokë nuk ndikon. I përsosur në çdo ndërhyrje do të jetë një ndihmë e madhe edhe për Venturën.
ALEKS SANDRO 5.5 - Pasimi për golin e dytë vlen notën kaluese. Faull naiv ai ndaj Çiçiretit, nga ku lind edhe goli i miqve.
MATUIDI 6 - Asist për golin e fitores dhe mbështetje pa fund në të dyja fazat. I domosdoshëm francezi në këtë skuadër.
MARKISIO 6 - Ndeshje pozitive po të mendosh se kishte dy muaj pa luajtur nga minuta e parë. Puna e tij nuk duket, por është tepër e nevojshme KUADRADO 6.5 - Ndeshje me dy fytyra, por përveç golit është rreziku numër 1 për Beneventon sa herë që niset me top në këmbë. (nga 81' Bernardeski - pa notë, 10 minuta menaxhim rezultati)
DIBALA 5 - Nuk shqetëson mungesa e golit, por qëndrimi i tij. Duket pa dëshirën e zakonshme dhe ofron paraqitjen më të dobët të 2017- ës. Alegri dhe Anjeli duhet të shqetësohen. ( nga 87', Bentankur - pa notë) DUGLAS KOSTA 6 - Pasi e nis shumë mirë, përgjumet dhe mjaftohet vetëm me detyrat e thjeshta. (nga 78', Manxhukiç 6 - zelli i zakonshëm në minutat e fundit)
HIGUAIN 7 - Katër gola në tri ndeshjet e fundit, aktualisht po mbulon edhe punën e Dibalës. Cinik dhe efektiv si gjithmonë.
TRAJNER ALEGRI 6 - Këtë vit ekipi vuan për të hyrë në lojë. Alegri nervozohet, por gjen gjithmonë zgjidhjen e duhur.