Panorama Sport (Albania)

Starova: Duam Kupën, ja plani për kthesën e madhe

Dorëzohet për titullin, “Bobi”: T'i mundim të gjithë në tri faza

- ILIR CARA

Pas pesë viteve rik thim në Superiore vjen momenti që Partizani të dorëzohet që në nëntor sa i përket fitimit të titullit kampion. Kjo doli nga fjalët e para të trajnerit Sulejman Starova, i cili dje zëvendësoi Mark Iulianon në krye të pankinës së kuqe, pasi në asnjë moment nuk e përmendi termin "kampion". Mbetet për të parë nëse kjo është strategji e "Bobit" për ta larguar presionin dhe surprizuar, apo dorëzim pa kushte duke ditur diferencat me kreun. Starova, në prononcimi­n para mediave, evitoi polemikat, duke iu referuar deklaratav­e shpërthyes­e të pak kohëve më parë. Trajnerin Iuliano e vlerësoi, por e konsideroi si të pafat, pasi nuk pati kohën e mjaftueshm­e, si gjithë të huajt e tjerë. Falënderoi Moxhin për besimin që pati dhe e riktheu. Starova pohoi se kampionati i tij ka tri faza dhe ai synon të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të marrë më shumë pikë në kampionat se gjithë ekipet e tjera. Ai ka kërkuar besimin dhe mbështetje­n e lojtarëve e të tifozëve për pjesën në vazhdim.

Riktheheni në një moment emergjence për skuadrën. Ju vetë personalis­ht e ndjeni në këtë mënyrë?

Në radhë të parë, përfitoj nga rasti të them dy fjalë para medias para se të nisim me përgjigjet. Falënderoj presidenti­n Demi dhe kryesinë e klubit, drejtorin e përgjithsh­ëm Moxhi, që menduan që në vazhdimësi­në e punës me ekipin të jem unë ai që do e drejtoj. Pra jam këtu për vazhdimësi­në e punës së ekipit ku bëj pjesë. Kjo është një kënaqësi dhe respekt që m'u bë, por edhe përgjegjës­i dhe detyrim i madh, sepse bëhet fjalë për një ekip legjendë, sikurse është Partizani. Fillojmë një kampionat me tri faza, të mërkurën. Objektivi është që të grumbulloj­më më tepër pikë se të gjitha skuadrat e tjera, duke filluar që nga Skënderbeu, i cili kryeson kampionati­n me meritë, Kukësi i vendit të dytë etj. Kemi nga tri ndeshje me ata dhe duhet të marrim më shumë pikë ndaj atyre dhe të gjithë skuadrave me radhë. Ky është objektivi, për këtë do të punojmë. Sigurisht, na duhet të jemi akoma më të bashkuar. Përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje edhe tifozërisë sonë, që nuk duhet të mërzitet, ose ta kalojë mërzitjen sa më shpejt dhe ta mbështesin skuadrën e zemrës, së cilës nuk i ka munguar asgjë deri më tani nga klubi. Parulla jonë e fam-

shme, që nuk e lënë kurrë skuadrën vetëm, të bëhet superreali­tet. Jo se nuk i ka munguar ekipit mbështetja e tifozëve, por në vijim kërkohet edhe më shumë. Nga lojtarët kërkoj të japin maksimumin dhe të rikthejnë edhe përkrahjen e publikut. Këto do të jenë armët tona për të përballuar këtë kampionat, që për ne fillon të mërkurën e 15 nëntorit.

Emergjenca nuk është vetëm në aspektin e pikëve, pasi emergjenca te Partizani duket edhe te përbërja e skuadrës?

I kemi të gjitha mundësitë për të realizuar objektivin që ju

thashë, me këtë grup që kemi. Sigurisht, nuk ka gjë për të fshehur, se do të përforcohe­mi edhe në janar, por kam besimin se kjo skuadër, në harkun e këtyre tri fazave, duke qenë të durueshëm, do t'ia dalë mbanë. Kuptohet, kthesa rrënjësore nuk vjen menjëherë. E përsëris dhe nuk e them kot, kemi një kampionat me tri faza, ku duhet të fitojmë pikë më shumë se të tjerët. Në këtë mënyrë do të ngjisim shkallët e klasifikim­it dhe do të jemi në rrugën e përmbushje­s së objektivav­e madhorë, që i ka përherë Partizani.

Ju keni besim tek ekipi, por

sa e vështirë është që t'i arrini këto objektiva në vazhdimësi të sezonit?

Përgjigjja nuk mund të jepet me një fjalë. Ne që kemi detyrën të stërvisim, të udhëheqim, të edukojmë, duhet të rikthejmë besimin në skuadër. Kjo është rruga, të kthejmë besim e ndërsjellt­ë, të tjerat janë dytësore.

Cili është objektivi madhor për pjesën e mbetur të sezonit që ju e synoni me Partizanin?

Kryesorja është Kupa e Shqipërisë, ndërsa tjetra është që të fitojmë më shumë pikë se kundërshta­rët tanë në këto tri faza. Nuk mund ta përcaktoj dot tani se ku mund të shkojmë, te vendi i parë, apo i dytë, por shpresojmë sa më lart.

Moxhi ka thënë para disa ditësh se me këtë grup lojtarësh asnjë trajner nuk mund të bëjë më shumë sesa bëri Iuliano?

Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët, në sensin pozitiv të fjalës. Iuliano, jam i bindur dhe e kam thënë, është trajner i mirë. Ka pasur një eksperienc­ë fantastike si lojtar në një nga skuadrat më të forta të botës, por rezultatet nuk e shpërblyen te Partizani. Iuliano nuk është i pari, por kështu ndodh me të gjithë trajnerët e huaj që vijnë në Shqipëri. Koha nuk u mjafton. Duan 2 muaj që të njohin futbollin shqiptar, lojtarët, kundërshta­rët etj. Kjo është edhe arsyeja që ai nuk pati rezultatet e duhura. Skuadra është stërvitur mirë, me rregull dhe disiplinë. Ndryshe nga zërat që flasin, unë nuk vij nga jashtë, jam i brendshëm, jam njeri i klubit. Partizani nuk ka grupe, sikurse thonë, pastaj mungesa e rezultatev­e i amplifikon shumë gjërat që nuk ekzistojnë. Duhen thënë fjalët më të mira për Iulianon, por edhe për Moxhin, i cili ishte kryesori që unë të rikthehesh­a, pasi kandidatur­a e tij e vetme isha vetëm unë. Për këtë e falënderoj në sensin që diku, autokritik­at e mia të mëparshme, e kanë bërë atë, ikonën e futbollit europian e botëror, të punojë në këtë mënyrë. Njeriu kur gabon, mirë është të korrigjohe­t. Gabimi ka qenë një sistem zinxhir. E pranojmë të gjithë që blerjet e verës nuk kanë rezultuar të duhurat, duke ditur se "de facto" vjet ishim kampionë, por jo "de jure", por treçereku i grupit që është këtu vjen nga ekipi i vjetshëm. Sigurisht, ata që u larguan nuk arritën të zëvendësoh­eshin mjaftueshë­m.

Keni qenë kritik ndaj punës që është bërë në verë nga drejtuesit si dhe i keni kritikuar ashpër disa nga afrimet e merkatos. Cilat ishin arsyet që ju pranuat të ktheheshit pas 4 muajsh në krye të Partizanit?

Nuk ka të bëjë me faktin se si e nisët pyetjen, por thirrja te Partizani është një detyrim për mua. Nuk isha jashtë klubit, isha brenda dhe në pozita komode. Kam qenë me dopiofunks­ione: këshilltar, trajner, drejtor te ky klub. U ktheva sepse e kam detyrim.

Çdo të bëhet me lojtarët, për të cilët keni shprehur kritika?

Po tregoheni shumë kërkues për të thënë shumë gjëra, por nuk kam shumë kohë për të folur tani se më fillon stërvitja. Ato shihen rrugës. Janë gjëra që ju i dini. Besoj se ju e dini përgjigjen e pyetjes që bëtë. Kush vesh fanellën e Partizanit, ka për detyrë të stërvitet maksimalis­ht, t'i tregojë trajnerit se është i gatshëm për lojë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm për stolin dhe formacioni­n. Do të shkojnë edhe në tribunë lojtarët, pasi kemi organikë më të madhe se ekipet e tjera, pra janë gjëra të zakonshme këto. I bëra thirrje skuadrës ta harrojë fazën e parë, sepse kemi kampionat të ri. Me kokën ulur në punë, "le të hyjmë si ushtarë në fushë e të dalim si gjeneralë", sikurse ka pas thënë Loro Boriçi i famshëm. Me entuziazëm dhe të bashkuar me njëri-tjetrin duhet ta kalojmë në mënyrë urgjente këtë situatë, që po e vuajmë të gjithë. Lojtarët nuk kanë gjendje të mirë shpirtëror­e, prandaj u bëra thirrje që ta harrojmë të kaluarën, në sensin e mirë. Por kjo nuk do të thotë që do të harrojmë pa realizuar anën pozitive apo negative të fazës që kaloi.

Edgar Çanin do ta prisni, apo do të kërkoni sulmues tjetër në janar?

Keni pyetje tjetër. Faleminder­it dhe mirupafshi­m!

 ??  ?? Çast nga seanca e djeshme stërvitore
Çast nga seanca e djeshme stërvitore
 ??  ?? Starova gjatë stërvitjes së djeshme
Starova gjatë stërvitjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania